
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, shkroi në platformën X (ish-Twitter) se deri më sot, Ukraina ka rifituar më shumë se gjysmën e territorit të marrë nga Rusia në vitin 2022.
“Armët dhe pajisjet e tjera që kanë marrë do të ndihmojnë në mbështetje të përparimit të Ukrainës dhe do të krijojnë një vrull të ri”, shkroi Blinken.
Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar një ndihmë të re për dërgimin e armëve në Kiev me vlerë 200 milionë dollarë.
Në paketë gjenden raketa ”Aim-9M” për mbrojtjen ajrore, municione për ”Himars”, armë të lehta dhe mbi 16 milionë copë municione.
”SHBA është e përkushtuar të punojë me aleatët për t’i siguruar Ukrainës atë për të cilën i nevojitet, të mbrojë veten në fushën e betejës. Administrata e Bidenit i bën thirrje Kongresit të respektojë angazhimin ndaj popullit ukrainas duke miratuar financime të mëtejshme”, thuhet në një deklaratë të Pentagonit
Lajmi kryesor:
Udhëtimi i parë jashtë vendit që nga urdhri i arrestit, Putin mbërrin në Kirgistan










