Takimi me Begajn, Blinken: Bashkë përballojmë sfidat! Presidenti: Partnerë strategjikë, mirënjohje për mbështetjen për Kosovën

Takimi me Begajn, Blinken: Bashkë përballojmë sfidat! Presidenti: Partnerë strategjikë, mirënjohje për mbështetjen për Kosovën

Presidenti Begaj dhe sekretari Blinken

TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria janë dy partnerë strategjikë që së bashku do të përballojnë shumë sfida. Ky është qëndrimi i mbajtur nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë takimit me Presidentin Bajram Begaj. Ka qenë Departamenti amerikan i Shtetit që ka zbardhur diskutimet mes sekretarit Antony Blinken dhe Presidentit Begaj.

“Ky është një partneritet dhe ne jemi mirënjohës për të. Ne e dimë se kaq shumë nga sfidat që ka secili prej nesh, ne mund t'i përballojmë në mënyrë më efektive së bashku, jo vetëm. Dhe kështu që ne të kemi miqësinë, partneritetin – kanë qenë 101 vjet marrëdhënie diplomatike, por vitet e fundit veçanërisht ne kemi parë forcën e partneritetit në shumë fusha të ndryshme”, ka thënë Blinken.

Në fokus të takimit padyshim që ka qenë edhe mbështetja që Amerika po i jep vendit tonë për reformën në drejtësi, rrugëtimin europian dhe shumë fusha të tjera. Begaj ka shprehur mirënjohjen e veçantë për mbështetjen, duke siguruar që Shqipëria është e përkushtuar për forcimin e marrdhënieve mes dy vendeve dhe për të kontribuuar për sigurinë rajonale dhe globale.

"Nuk mund të lë pa përmendur se ju keni bërë kaq shumë për demokracinë shqiptare, për shtetin e së drejtës, për reformën në drejtësi, për mbrojtjen e sigurinë, dhe sigurisht për ekonominë dhe arsimin. Dhe mund t'ju siguroj se Shqipëria është e përkushtuar të jetë gjithmonë me ju, dhe sigurisht, ne do të jemi një kontribuues për sigurinë rajonale dhe globale", ka thënë Begaj. 

Kosova nuk ka kaluar pa vëmendjen e Presidentit Begaj në këtë takim të rëndësishëm.

“Unë jam mirënjohës për atë që po bëni për Shqipërinë, për Kosovën dhe në rajon”, ka thënë Begaj.

Biseda e plotë

SEKRETARI BLINKEN: Faleminderit shumë, zoti President. Është një privilegj.

PRESIDENTI BEGAJ: Një kënaqësi e madhe.  Faleminderit.

SEKRETARI BLINKEN: Faleminderit.

PRESIDENTI BEGAJ: Është shumë mirë që ne mund të tregojmë se partneriteti ynë strategjik është më i fortë se kurrë.

PRESIDENTI BEGAJ: Unë jam mirënjohës për atë që po bëni për Shqipërinë, për Kosovën dhe në rajon. Dhe, natyrisht, nuk mund të lë pa përmendur se ju keni bërë kaq shumë për demokracinë shqiptare, për shtetin e së drejtës, për reformën në drejtësi, për mbrojtjen e sigurinë, dhe sigurisht për ekonominë dhe arsimin. Dhe mund t'ju siguroj se Shqipëria është e përkushtuar të jetë gjithmonë me ju, dhe sigurisht, ne do të jemi një kontribuues për sigurinë rajonale dhe globale.

SEKRETARI BLINKEN: Këtë e shohim çdo ditë. Ky është një partneritet dhe ne jemi mirënjohës për të. Ne e dimë se kaq shumë nga sfidat që ka secili prej nesh, ne mund t'i përballojmë në mënyrë më efektive së bashku, jo vetëm. Dhe kështu që ne të kemi miqësinë, partneritetin – kanë qenë 101 vjet marrëdhënie diplomatike, por vitet e fundit veçanërisht ne kemi parë forcën e partneritetit në shumë fusha të ndryshme. Pra është një kënaqësi e madhe.

PRESIDENTI BEGAJ: Është një mesazh i fortë që po mbështesni Shqipërinë, politikën e jashtme shqiptare dhe sigurisht të ardhmen e Shqipërisë – rrugën e saj drejt bashkimit evropian.

SEKRETARI BLINKEN: Po.

PRESIDENTI BEGAJ: Dhe këtë jam i sigurt – dhe e shoh këtë vizitë si një të ardhme të ndritur për Shqipërinë dhe partneritetin tonë. Partneriteti strategjik do të jetë për më shumë qindra vjet që do të vijnë, kështu që do të kemi kohë të festojmë.

SEKRETARI BLINKEN: Është një dëshirë shumë – shumë e mirë.

PRESIDENTI BEGAJ:  Faleminderit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion