Strehimi i afganëve, SHBA letër Shqipërisë: Ishit të parët që i ofruat një 'parajsë të sigurt' atyre që ishin në rrezik! Faleminderit për zemërgjerësinë e kurajon

Strehimi i afganëve, SHBA letër Shqipërisë: Ishit të parët që i ofruat një 'parajsë të sigurt' atyre që ishin në rrezik! Faleminderit për zemërgjerësinë e kurajon

Sekretari Blinken dhe afganet ne Shqiperi

Sekretari i Shtetit të SHBA, Antony Blinken i ka dërguar një letër Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Në letër shprehet vlerësimi dhe mirënjohja e SHBA-së ndaj Shqipërisë  për strehimin e afganëve por edhe për rolin dhe kontributin gjatë operacioneve të NATO-s në Afganistan.  Letra e Blinken iu dorëzua Ministres Xhaçka nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Blinken shkruan në letër se "Shqipëria ishte vendi i parë që ofroi një “parajsë të sigurt” për afganët e rrezikuar dhe për zemërgjerësinë e kurajon që kanë treguar trupat shqiptare gjatë operacioneve të NATO-s në Afganistan".

Teksa vlerëson kontributin e Shqipërisë gjatë operacioneve të NATO në Afganistan, Blinken shkruan se SHBA e vlerëson shumë marrëdhëniet e ngushta me vendin tonë dhe i është mirënjohës popullit shqiptar për kontributin e tij në sigurinë dhe prosperitetin e popullit afgan. Në fund Blinken e mbyll letrën me besimin se të dy vendet do të forcojnë edhe më shumë partneritetin strategjik për avancimin e interesave të përbashkëta.

Shqipëria u vetëofrua të mirëpres deri në 4 mijë afganë, ndërsa ata që tashmë janë strehuar këtu ndodhen në hotelet e qyteteve bregdetare. Ato do të qëndrojnë për një kohë të pacaktuar me destinacionin e fundit SHBA, e ndërsa vetë kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar se nëse ndonjëri prej tyre dëshiron që të qëndrojë përgjithnjë, është krejtësisht i lirë. Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre, pasi u kërcënohet jeta nga talebanët dhe një gjë e tillë është vlerësuar maksimalisht nga ndërkombëtarët. Strehimi i tyre në kampe është mohuar kategorikisht si mundësi, kjo për shkak të kohës së gjatë që do të qëndrojnë në Shqipëri.

Letra e plotë

Shkëlqesisë së Saj,

Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka

E dashur Zonja Ministre,

Në emër të Departamentit të Shtetit, dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen tonë më të thellë Republikës së Shqipërisë që ishte vendi i parë që ofroi një “parajsë të sigurtë” për afganët e rrezikuar dhe për zemërgjerësinë e kurajon që kanë treguar njerezit tuaj gjatë operacioneve të NATO-s në Afganistan. Në mënyrë të veçantë dëshiroj t'ju përgëzoj Juve për ndërhyrjen e fuqishme në Ministerialin e datës 20 gusht të takimit virtual të Ministrave të Jashtëm. 

Shqipëria edhe një herë ka demostruar përkushtimin e saj të fortë ndaj Aleancës së NATO-s duke kontribuar me kapacitete njerëzore dhe ushtarake për "Resolute Support Mission" në Afganistan, duke dislokuar më shumë se 4000  trupa ushtarake në Afganistan përgjatë operacioneve atje. Ju falenderoj për këto dislokime përkrah forcave tona dhe në veçanti për pesë dislokimet e përbashkëta me shtetin tuaj partner, Gardën Kombetare të Neë Jersey. Investimi i Shqipërisë në sigurinë dhe prosperitetin e popullit afgan ka ndihmuar shumë në avancimn e synimeve tona të përbashkëta. Ndëkohë që evakuimi dhe zhvendosja e afganëve në rrezik vazhdon ende, ne po ashtu jemi mirënjohës për kontributin tuaj me personel në objektin e Bektel në Kosovë. 

Trupat shqiptare ndihmuan në krijimin e një ambienti të qëndrueshem dhe të sigurtë për forcat tona si dhe për popullin afgan. Prania e tyre ka bërë të mundur që Aleanca e NATO-s të kryejë operacionet e saj, tu mundesojë vajzave të reja ndjekjen e shkollës si dhe kanë bërë më të sigurtë jetën e përditshme për shumë afganë.  Shtetet e Bashkuara vlerësojnë thellë marëdhënien tonë të ngushtë me Shqipërinë dhe mbetemi besimplotë në vazhdimin e këtij partneriteti strategjik për avansimin e interesave tona të përbashkëta.

Sinqerisht,

Antony J. Blinken

Letra e Antony Blinken

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 70 persona brenda, mes tyre 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 70 persona brenda, mes tyre 3 të vdekur