Turisti bullgar humb jetën në malin e Jezercës, ra në humnerë! Trupi gjendet pas disa orëve kërkime me helikopter dhe në terren

KUKËS- Pas disa orësh kërkim me helikopter dhe nga toka, është gjetur i pajetë turisti bullgar i cili humbi kontaktet në afërsi të majës së malit të Jezërcës.

Policia e Tropojës bën të ditur se është njoftuar dje (11 qershor) rreth orës 22:30 për bllokimin e 2 turistëve bullgarë gjatë eksplorimit të zonës, në vendin e quajtur "Maja e Jezercës".

Nisja e kërkimeve për turistët ka filluar që dje nw darkw, por pa rezultat. Në mëngjes ekipi i kërkim-shpëtimit malor i Emergjencave Civile është nisur me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët. 

Pas disa orësh kërkime është gjetur pa shenja jete njëri nga turistët, 32 vjeç, i cili sipas policisë dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rrëshqitur nga një lartësi dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën. 

Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë, i cili do të  transportohet me helikopter, drejt morgut.      

Turisti tjetër është larguar drejt Malit të Zi, në gjendje të mirë shëndetësore.

'Më datë 11.06.2024, rreth orës 22:30, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se 2 turistë bullgarë, gjatë eksplorimit të zonës, në vendin e quajtur "Maja e Jezercës", kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë.Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, janë nisur me këmbë drejt adresës së dhënë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës dhe banorë të zonës. 
Pararësisht kërkimeve për disa orë, nuk është bërë i mundur  lokalizimi i turistëve.  

Në mëngjes, ekipi i kërkim-shpëtimit malor i Emergjencave Civile është nisur me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët.  Pas disa orësh kërkime është gjetur pa shenja jete njëri nga turistët, 32 vjeç, i cili dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rrëshqitur nga një lartësi dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.      

Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë, i cili do të  transportohet me helikopter, drejt morgut. Turisti tjetër është larguar drejt Malit të Zi, në gjendje të mirë shëndetësore.'- njofton policia.

Mbrojtja Civile u bën apel turistëve që të ndjekin udhëzimet e dhëna nga guidat e specializuara në rast të eksplorimit të zonave me rrezikshmëri të lartë.

'Në zonat me rrezikshmëri të lartë, dhe ne shumë raste të pashkeluar, është e rëndësishme që turistët të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e dhëna nga guidat e specializuara. Siguria e tyre dhe e të tjerëve varet nga respektimi i këtyre udhëzimeve dhe informacioneve të rëndësishme për këto aktivitete sportive.' njofton Mbrojtja Civile.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 12/06/2024 14:14

    Keqardhje per turistet qe po humbin jetën perdit por duhet te behet diçka ne kete drejtim përtej te tjerave a mundet taksapaguesit Shqiptar perdit shpenzimet e helikopterit dhe skuadrës se shpëtimit. Ne europ kete e mbulon sigurimi shëndetësor i te plagosurve ose i te ndjerëve.

    Përgjigju
  • Or tej: 12/06/2024 12:40

    Kur do i vendoset siguracion i detyrueshem aventuriereve or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg