Kukës-Një 34-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi goditi kushëririn e tij me sfurk pas një sherri.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Brekije, informoi sot policia.
42-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Raportohet se pas konfliktit i plagosuri është pajisur me urdhër mbrojtje.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Brekije po ndodhte një konflikt ndërmjet dy shtetasve, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është kapur në flagrancë dhe është arrestuar shtetasi:
R. Z., 34 vjeç, banues në fshatin Brekije.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. Z., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (sfurk), kushëririn e tij, shtetasin S. Z., 42 vjeç, banues në fshatin Brekije, i cili është jashtë rezikut për jetën. Shtetasi S. Z. u pajis me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.