Bllofi i Asllan Dogjanit me "avionin
e drogës" në Gjirin e Lalëzit/Detaje

Bllofi i Asllan Dogjanit me e drogës" në Gjirin e Lalëzit/Detaje">
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka denoncuar nga foltorja e Kuvendit, fluturimin e një tjetër avioni në Durrës, i dyshuar, sipas tij, se ka qenë i ngarkuar me drogë. 

Në denoncimin e tij, Dogjani i është referuar disa fotove të postuara në rrjetet sociale. Dogjani tha se avioni është ulur në Gjirin e Lalëzit për t'u ngarkuar në drogë. 

"Sapo mora informacion në rrjetet sociale, përsëri një avion është në Lalëz për t'u ngarkuar me drogë", u shpreh Dogjani. 

Por në një reagim të policisë së Durrësit, mohohet që avioni të ketë bërë ulje. Sipas policisë, sot pasdite një avion sportiv i një shoqërie shqiptare ka kryer një fluturim në itinerarin Rinas-Gjiri i Lalëzit -Rinas, por pa bërë ulje, ndryshe nga sa pretendon deputeti i PD. 
 
"Avioni ka fluturuar konform rregullores së Aviacionit Civil me lejen e autoriteteve të Rinasit. Avioni nuk është ulur, por ka fluturuar mbi Gjirin e Lalëzit dhe është kthyer në vendin e nisjes, aeroportin "Nënë Tereza"", thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit. 

Në fakt, e gjitha duket si një rrufe në qiell të hapur dhe denoncimi i Dogjanit është sa qesharak aq edhe për të ardhur keq. Kjo pasi deputeti i PD i është referuar disa fotove të postuara nga faqja "Jeta Osh Qef" në Facebook, e cila njihet për mungesën e filtrit ndaj materialeve që poston. Përpjekja për të prodhuar zhurmë nga hiçi bëri që Dogjani të bjerë në grackën e rrjeteve sociale. 

Siç duket, tentoi të imitojë Flamur Nokën kur disa javë më parë denoncoi uljen e avionit të drogës në Ishëm. Në radhë të parë Dogjani duhet të familjarizohet me rrjetet sociale dhe të kuptojë se jo gjithçka që publikohet aty tregon realitetin dhe është ashtu siç duket. 

Njoftimi i Policisë së Durrësit:
Më datë 13.10.216, rreth orës 16:00-17:00, shërbimet e Rendit, në zonën e Gjirit të Lalëzit kanë konstatuar duke fluturuar një avion të vogël, tip sportiv.

Drejtuesi i avionit ka bërë një fluturim në këtë zonë dhe më pas është kthyer në drejtim të Rinasit. 

Pas verifikimeve të kryera është konkluduar se avioni i përkiste një shoqërie ajrore private dhe ka pasur leje fluturimi në këtë hapësirë nga Autoriteti i Aviacionit Civil Rinas.

Sqarojmë opinionin dhe disa media online qe kane hedhur dyshime mbi itenerarin e mjetit fluturues se avioni nuk është ulur për asnjë moment në hapësirën tokësore dhe destiancioni i fluturimit ka qenë Rinas-Gjiri i Lalëzit- Rinas, duke respektuar lejen perkatese te fluturimit.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb