Sot 8 Dhjetori, 31 vjet nga Lëvizja Studentore, që solli demokracinë! Urojnë Rama, Meta dhe Basha! SHBA: Krah jush

Sot shënohen 31 vjet nga ngjarjet e dhjetorit 1990, që shënjuan për herë të parë tronditjen e regjimit komunist. Kujtojmë se natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore ‘90. Të organizuar ata marshuan nga 'Qyteti Studenti' drejt  qendrës së Tiranës.Ata u bënë iniciatorë e kthesës së madhe historike të vendit, duke u ngritur në protesta që sollën rënien e sistemit komunist dhe ardhjen e demokracisë.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Atë natë të 8 Dhjetorit, radhët e tyre ishin shtuar minutë pas minute dhe turma kishte mbërritur deri në 1000 vetë…

Protestat  do të vazhdonin edhe për dy ditët në vijim deri në datën 11 dhjetor në mbrëmje kur në takim me Ramzi Alinë  u konfirmua edhe pluralizmi politik, të cilin e shpallën menjëherë pas kthimit nga ai takim, duke nisur edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.

Lëvizja Studentore do të vijonte me organizime e protesta edhe në ditët e para të vitit 1991 deri në ditët e grevës së urisë, kulmuar  mesditën e 20 shkurtit 1991, kur Studentët të mbështetur nga pedagogët dhe shumë qytetarë të Tiranës,  zbarkuan në sheshin Skënderbej, duke rrëzuan përfundimisht diktaturën komuniste dhe duke sjellë për shqiptarët lirinë e  munguar gjatë pothuaj gjysmë shekulli.

Për këtë ditë nuk kanë munguar as urimet e politikanëve në vend. Kryeministri Edi Rama uroi me një video nga Tirana, ku tha se në vitin 2022 do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë. Presidenti Ilir Meta, teksa postoi një video duke vrapuar, me dy gishtat lart uroi: 'lavdi rinisë studentore'. Kreu i PD-së, Lulzim Basha thotë se 31 vite më vonë, thirrja 'Për Shqipërinë si gjithë Europën' mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve. Mesazhin e saj për Ditën Kombëtare të Rinisë ka dhënë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi duke thënë se Shqipëria si Evropa nuk realizohet duke përkujtuar dhe festuar një herë në vit, por ka nevojë çdo ditë për dedikim dhe dashuri për vendin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:41
Dita e Rinisë, Veliaj: Zemra e Tiranës e hapur për të rinjtë! Jemi pak për t’u përçarë, s'shkon të jemi kamikazë të partive politike në vitin 2021

Tirana përkujtoi dhe festoi sot 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Tirana është gati të marrë stafetën e Kryeqytetit Europian të Rinisë për vitin 2022, ku nuk do të mungojë edhe mbështetja për projektet rinore.

“Tirana do të jetë jo vetëm një hapësirë për çunat dhe gocat e Tiranës, por një hapësirë për të gjithë çunat dhe gocat e rajonit, për t’ju thënë se Ballkani i hapur dhe një shtëpi e hapur është zemra që ofron Tirana për secilin prej jush. Tirana është në Ballkan, e di që mezi tolerohet diçka e bukur e asnjë nuk ta fal suksesin kaq kollaj, sidomos në politikë, por e vërteta është se ne ia dolëm e, pavarësisht stërkëmbëshave, jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë. Sot jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që na janë bashkuar nga qeveria e Shqipërisë, një qeveri e cila ka bërë shumë këto 8 vite, por më vjen mirë që jemi bërë të gjithë bashkë, qeveria lokale, qeveria qendrore, për t’u siguruar që do t’i kushtojmë një vit të tërë komunikimit, inkurajimit, financimit dhe dedikimit të projekteve rinore si kurrë më parë në këto 31 vjet”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku iu drejtua me një mesazh edhe të rinjve aktivistë të partive politike, që të lënë pas politikën konfliktuale të viteve ’90.

“Jemi shumë pak për t’u përçarë. Kur ne ndërtojmë një shkollë, nuk e ndërtojmë për ata të partisë; në atë shkollë shkojnë të gjithë, edhe të majtë, edhe të djathtë. Ky vit i rinisë është për të gjithë, edhe për të majtë, edhe për të djathtë. Ai kampusi universitar është për të gjithë, edhe për të majtë, edhe për të djathtë. Këto evente artistike-kulturore janë për të gjithë, dielli ngroh për të gjithë. Pema e Krishtlindjes është ndezur për të gjithë dhe vetëm bashkimi mund të na çojë përpara. Në vitin 2021 nuk shkon të qënit kamikazë të partive politike, që sot janë duke luftuar për kolltukun e tyre, jo për interesin e rinisë. Nëse ke një ide ndryshe propozoje; nëse mendon se e bën këtë punë më mirë, kandido; nëse ka diçka që s’të pëlqen, voto edhe kundër, por stili i vjetër i viteve ’90, që ne pengojmë njeri-tjetrin, sabotojmë aktivitete e njëri-tjetrit për disa fosile të politikës në vitin 2021 nuk shkon. Ndaj, dora ime është e shtrirë, ftesa jonë është e hapur, krahët tona duan t’ju përqafojnë se jemi një”, theksoi ai.

Kryetari i Bashkisë renditi edhe disa nga projektet strategjike që janë parashikuar të realizohen në kryeqytet.

“Jam shumë krenar për të gjithë ata që do të prezantojnë inovacionet dhe risitë e fundit të teknologjisë. Ne kemi filluar me qendrën “Tumo”, do vazhdojmë me Piramidën dhe me shumë projekte fantastike në çdo bibliotekë, ku do fokusohemi te kodimi dhe tek njohuritë digjitale. I përshëndes të gjithë të rinjtë sipërmarrës, ka çuna dhe goca fantastikë që kanë ide për një biznes që sot ndoshta janë në nivelin e start-up, por teksa synojmë që të jemi qyteti më inovator në rajonin tonë, ata do të promovojnë non-stop aktivitete që kanë të bëjnë me teknologjinë e informacionit, me dizajnin edhe me gjithë njohuritë kreative”, tha Veliaj.

Një mesazh për gjithë shqiptarët, sidomos për rininë, e dërgoi përmes videos edhe Ermal Meta, shqiptari me famë në Itali dhe jo vetëm. Të pranishëm të aktivitet ishin edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ministrja italiane për Politikat Rinore, Fabiana Dadone dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca të cilët inkurajuan të rinjtë që të luajnë një rol aktiv në shoqëri dhe në ndërtimin e demokracisë shqiptare.

“Tirana e ka fituar këtë titull “Tirana European Youth Capital” sepse ka treguar se sa shumë ide të shkëlqyera kanë të rinjtë  e Tiranës  dhe ndryshimet që mund të sjellin ata. Më lejoni t’i uroj gjithë të mirat  Kryebashkiakut Veliaj dhe ekipit të tij. Delegacioni i BE është këtu për ta mbështetur këtë program dhe për të punuar ngushtësisht me ju”, theksoi Soreca në mesazhin e tij.

Ora 12:03
Dita Kombëtare e Rinisë, Krymadhi jep mesazhin: Shqipëria si Evropa nuk realizohet duke përkujtuar një herë në vit, ka nevojë çdo ditë për dedikim dhe dashuri

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dhënë mesazhin e saj në Ditën Kombëtare të Rinisë.

Ajo shprehet se kjo datë bën të ulin kokën në turp, të gjithë ata që sipas saj patën shansin ta realizojë këtë mision, duke thënë se tashmë ato vlera dhe idealet mbi të cilat u themelua Shqipëria post-komuniste janë braktisur.

Në ditën Kombëtare të Rinisë, Kryemadhi shkruan se vlen të theksohet nevoja e rikthimit tek ato vlera fillestare që bashkuan të gjithë shqiptarët.  Ajo shton se shpopullimi masiv e ka vendosur Shqipërinë  përballë një kërcënimi real për të ardhmen.

“Shqipëria si Evropa nuk realizohet duke përkujtuar dhe festuar një herë në vit, por ka nevojë çdo ditë për dedikim dhe dashuri për vendin.”, shkruan Kryemadhi.

Ora 11:57
Si e komenton ndarjen brenda PD? Meta ngre dy gishta lart dhe ka një mesazh

Teksa zhvilloi homazhe pranë shtatores së Azem Hajdarit në Qytet Studenti, Presidenti Meta u pyet edhe për përplasjen brenda PD-së mes Berishës dhe Bashës.

"Nuk jam këtu për t’u marrë me çështje të tilla. E rëndësishme është liria, demokracia, pluralizmi politik të kthehen në shinat e duhura, së bashku me të ardhmen europiane. Vota e lirë, gjthëpërfshirja mbeten vendimtare në këtë proces. Në fund fare, liri demokraci. Jo më vonë por tani", tha Meta, duke ngritur edhe 2 gishtat lart.

Ora 11:31
Meta në Qytet Studenti për 8 Dhjetorin, homazhe te busti i Azem Hajdarit: Koha të rikthejmë demokracinë në vend

 

I pranishëm në Qytet Studenti, aty ku nisi Lëvizja Studentore, Presidenti Ilir Meta tha se 8 Dhjetori është dita për të vlerësuar Azem Hajdarin dhë të gjithë studentët. Sipas tij është koha që të rikthehet Shqipëria në shinat e vërteta të demokracisë.

"Është dita për të vlerësuar, në mënyrë të veçantë heroin e çmuar të Azem Hajdarit, por edhe të gjithë studentët e tjerë që dhanë jetën për lirinë dhe demokracinë, dhe njëkohësisht të gjitha ata që kurrë nuk i tradhëtuan idealet e dhjetorit, të pluralizmit, të demokracisë. Tani është kohë që ta rikthejmë Shqipërinë në shinat e vërteta të demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut", tha Meta, teksa më parë vendosi lule te busti i Azem Hajdarit në Qytet Studenti. 

Ora 10:55
8 Dhjetori, Yuri Kim: Të punojmë bashkë për të ecur përpara! Të zgjedhim të ardhmen mbi të shkuarën

1581322725_youri.jpg

Në Ditën Kombëtare të Rinisë, Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim thotë se Amerika është ende me studentët e Shqipërisë në kërkesën 'për të qenë si pjesa tjetër e Europës'. Me një postim në Twitter, Kim shkruan se SHBA do të mbështesë Shqipërinë në rrugën për të ecur përpara, teksa thekson se duhet zgjedhur e ardhmja mbi të shkuarën.

"SHBA është ende me studentët e Shqipërisë në kërkesën tuaj për të qenë “si pjesa tjetër e Europës”. Ne jemi krenarë që jemi Aleati juaj i NATO-s dhe mbështetja në BE. Ne duam një Shqipëri më të drejtë, më të fortë, më të pasur. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ecur përpara dhe jo prapa, të zgjedhim të ardhmen mbi të shkuarën", shkruan Kim.

 

Ora 09:36
8 Dhjetori, Basha: Dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, teksa përkujtoi 8 Dhjetorin e 1990, e konsideron atë si ditën që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe që ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë. Sipas Bashës, 31 vite më vonë, thirrja 'Për Shqipërinë si gjithë Europën' mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve.

"8 Dhjetori 1990, është dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë. 31 vite më vonë, thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve dhe të rejave që sakrifikuan për liri e demokraci, si dhe për të mbajtur gjallë forcën, guximin dhe idealet e Dhjetorit ‘90, përballë një tjetër diktature, që po varfëron dhe largon bijtë dhe bijat e shqiptarëve, atë të korrupsionit. Gëzuar 8 Dhjetorin!", shkruan Basha.

Ora 09:20
8 Dhjetori, Ambasada Amerikane: Krenarë që qëndrojmë pranë popullit shqiptar

Ambasada Amerikane ka uruar 8 Dhjetorin, duke premtuar se do të qëndrojnë në krah të popullit shqiptar 'ndërsa ata përqafojnë të ardhmen'. Me një mesazh të postuar në profilin e Facebook të Ambasadës së SHBA shkruhet se 31 vite më parë, studentët protestuan sypatrembur kundër një prej regjimeve më mizore të Europës.

"Sot, ne nderojmë studentët guximtarë të cilët 31 vjet më parë protestuan sypatrembur kundër një prej regjimeve më mizore të Europës, duke kërkuar fundin e komunizmit dhe fillimin e një epoke të re lirie, pluralizmi, ekonomie tregu, lirie fetare dhe lirie të fjalës. Ata kërkuan një Shqipëri “si gjithë Europa”. Ne jemi krenarë që kemi qëndruar në krah të popullit shqiptar atëherë dhe do të qëndrojmë krah tij ndërsa ata përqafojnë të ardhmen", shkruhet në postim.

Ora 09:03
Ministrja e Arsimit uron 8 Dhjetorin me foton e të rinjve që punojnë në këtë institucion: Po japin kontribut të rëndësishëm për një sistem arsimor cilësor

Me një foto të të rinjve që punojnë në Ministrinë e Arsimit ka zgjedhur të urojë 8 Dhjetorin Ministrja Evis Kushi. Me një postim në Facebook ajo thotë se të rinjtë në Ministrinë e Arsimit po japin një kontribut të rëndësishëm për një sistem arsimor cilësor e gjithëpërfshirës.

"I uroj të gjithë rinisë shqiptare Gëzuar 8 Dhjetorin përmes vajzave dhe djemve të rinj që janë sot pjesa më vitale e ekipit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Ata janë të talentuar, të guximshëm, kreativë dhe me energjinë e tyre pozitive po japin një kontribut të rëndësishëm në përmbushjen e misionit tonë të lartë, për një sistem arsimor gjithëpërfshirës, cilësor e të barabartë", shkruan Kushi.

Ora 08:47
Rama uron të rinjtë në ditën e tyre, 8 Dhjetori: Kjo ditë i dedikohet atyre! Tirana në 2022-in do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë mesazhin e tij për të rinjtë në ditën e tyre, 8 Dhjetori.

Me një video nga cepat më të bukur të kryeqytetit tonë dhe aktiviteteve më të rëndësishme artistiko-kulturore të viteve të fundit. Rama shprehet se Tirana në 2022 do të jetë Kryeqyteti Evropian i Rinisë.

“Mirëmëngjesi dhe me ditën që mbetet e re çdo vit, 8 dhjetori që i dedikohet vetëm të rinjve, e me Tiranën që në 2022-in do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan ai në rrjetin e tij social Facebook.

Videon me të rinjtë e Tiranës ka publikuar edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që ka zgjedhur këtë mënyrë për të uruar të rinjtë në ditën e tyre.

Ora 08:24
VIDEO/ Me dy gishtat lart, Meta uron 8 Dhjetorin: Lavdi rinisë studentore

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Në Facebook ai ka postuar një video ku duket teksa vrapon, ndërsa më pas ndalet dhe me dy gishtat e ngritur lart thotë: "Gëzuar 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë, lavdi rinisë studentore".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 08/12/2021 09:28

    Lavdi PPSH

    Përgjigju
  • PENIS Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 08/12/2021 08:51

    Ore Shqiptar e pa besushme ça lesh rinie rëzoi komonizmin ? Komonizmi ngeli pa buk e i ran patkonjt se po të kishin ata kriminel me klyshin më pis tē historis Shqiptare Ramiz Alin e po të kishin buk e lek që ja preu Kina e shikonte kjo rini leshi se sa i vlente lëkura. Pse su çua kjo rini kur krimineli Enver i pushkatonte e i internonte ? ? ? Komonizmi ra vet në Shqipri ngriti duart lart kapitulloi. Kush rini e rëzoi Genc hunder Ruli i biri Pllum Rulit ministër i Enver Hoxhës ? Kush rini Azem Hajdari djali i gardjanit më të poshtër të burgjeve ? Dali Berisha ish sekretari partis që internonte intelektual ? Epra mos thoni të tilla budallallëqe. Prandaj dhe Shqipria është në ktë gjëndje. Shife kush e ka pushtetin ish fmit e partis së punës e ju thoni rinia e leshit rëzoi kriminelët komonist po ata e kan prap pushtetin o çfar " GALLATE " ka në Shqipri thon pralla me mbret pa brek o Saliu i vërtet puro komonist e na doli demokrat " IDEALIST"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama-Kurti duhet heqin doganat dhe kufirin Shqiperi-Kosovë, jo marrveshje sportive! 4-vjeçari më i ftohtë i Albinit

Spahiu: Rama-Kurti duhet heqin doganat dhe kufirin Shqiperi-Kosovë, jo marrveshje sportive! 4-vjeçari më i ftohtë i Albinit