Bllofi i PD, furgoni me miell në
Dibër ishte për festën e Bajramit

Bllofi i PD, furgoni me miell në<br />Dibër ishte për festën e Bajramit
Para pak orësh Partia Demokratike hodhi akuza me pretendimin se qytetarët kishin “arrestuar” shoferin e një furgoni që po shpërndante thasë me miell në këmbim të votës në favor të kandidatit të ASHE, Muharrem Rama.
 
Mirëpo pas një investigimi të bërë nga portali Lexo.al rezulton se automjeti tip “Benz” furgon me targë “AA749 KH” i përket një shoqate bamirësie të sektit bektashian që drejtohet nga shtetasi Baftjar Shehu nga qyteti i Bulqizës.
 
Shoqata bektashie po shpërndante ndihma për familjet e varfra me rastin e festës së Bajramit, nata e të cilit është sonte dhe nesër festa.
 
Me dëshirën e madhe për të baltosur procesin zgjedhor, Partia Demokratike ka ndërhyrë kështu në aktivitetin e shoqatës bamirëse e cila sot, si çdo vit shpërndan ndihma për besimtarët me rastin e festës së Bajramit.
furgoni i pd

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron