Irani së shpejti mund të ndërmarrë "veprime ushtarake konkrete dhe të pashembullta" në përgjigje të bllokadës detare amerikane të porteve iraniane.
Kështu deklarohej në një raport nga televizioni shtetëror Press TV, i cili u transmetua nga Sky News.
Duke cituar një "burim të lartë sigurie", transmetuesi deklaroi se dështimi i Iranit për të vepruar kundër bllokadës, ishte një përpjekje për t'i "dhënë një shans diplomacisë".
Megjithatë, SHBA-të "së shpejti duhet të presin një lloj tjetër përgjigjeje ndaj bllokadës detare të vazhdueshme" nëse kushtet e Iranit refuzohen.
Lajmi kryesor:
Trump paralajmëron Iranin për sulme: Merrni masa, do të vijojmë me bllokadën në Hormuz! Pentagoni: Lufta me Iranin na ka kushtuar 25 miliardë dollarë







