Bllokada e porteve në Ukrainë, zyrtarët e OKB-së do të vizitojnë Moskën

Bllokada e porteve në Ukrainë, zyrtarët e OKB-së do të vizitojnë Moskën

Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare planifikon të vizitojë Moskën në fillim të qershorit për të diskutuar situatën në Ukrainë, tha të mërkurën një zëdhënës i misionit rus në OKB, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS. 

Martin Griffiths planifikon të vizitojë Moskën për të "vazhduar dialogun që filloi gjatë vizitës së tij të mëparshme në Moskë" dhe "për të diskutuar të gjithë spektrin e ndihmës humanitare për Ukrainën", tha zëdhënësi Fyodor Strzhizhovsky.

Vizita e mëparshme e Griffiths në Moskë muajin e kaluar ishte një përpjekje për të lehtësuar një "armëpushim humanitar", pasi ishte ngarkuar me takimin me të dyja palët në konflikt nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

Strzhizhovsky shtoi se Sekretarja e Përgjithshme e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin Rebeca Grynspan do të vizitojë Moskën për të diskutuar mbi eksportin e plehrave ruse.

Në muajt e fundit, çmimi i plehrave është rritur për shkak të problemeve me eksportet nga Rusia. Prodhimi nga Europa ka shënuar gjithashtu për shkak të rritjes së çmimit të gazit natyror, një përbërës kyç në plehrat me bazë azoti.

Yara e Norvegjisë, një nga prodhuesit më të mëdhenj të plehrave në botë, ka reduktuar eksportin për shkak të rritjes së çmimeve të gazit natyror, duke ulur sasinë e prodhimit të amoniakut dhe uresë nga fabrikat e tyre në Itali dhe Francë.

Sipas TASS, zëvendësministri i Jashtëm rus Andrey Rudenko tha të mërkurën se zgjidhja e problemit të ushqimit "kërkon një qasje gjithëpërfshirëse", duke bërë thirrje për heqjen e sanksioneve ndaj eksporteve dhe transaksioneve financiare ruse.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/Putin: Gati për të zhbllokuar grurin nëse hiqen sanksionet! Kuleba:Kemi nevojë për më shumë armë të rënda


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës