Bllokimi i 550 ton naftë në Ballsh, Rama: Kush merret me hidrokarbure duhet të zgjedhë 'o sipas ligjit o goditjen e ligjit'

Bllokimi i 550 ton naftë në Ballsh, Rama: Kush merret me hidrokarbure duhet të zgjedhë 'o sipas ligjit o goditjen e ligjit'

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar për naftën e bllokuar në Ballsh, e cila ishte jashtë standardeve. Kreu u qeverisë ka theksuar  se ky sektor është në shënjestrën e qeverisë me aksionin e saj kundër informalitetit, duke vënë theksin se asnjë subjekt, i madh ose i vogël nuk do të shpëtojë pa kaluar në "sitë".

"KUSH MERRET ME NAFTE DUHET TE ZGJEDHE: O SIPAS LIGJIT O GODITJEN E LIGJIT. 550 ton karburant jashtë standardeve, gati për të dalë në treg, u bllokuan sot në rafinerinë e Ballshit. Lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë! Ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët. Informaliteti në dëm të cilësisë është po aq i dëmshëm dhe i patolerueshëm, sa edhe informaliteti financiar në kurriz të konsumatorit e të shtetit", shkruan Rama. 

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cimi: 21/08/2019 16:24

    Po kto 6 vjet dmth kena ble per euro 5 e paske mi henger ne, u kujtua zoterote qe qenka jasht standarti , Njeri mashtrues.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat