Gjatë inspektimit pas mesnatës, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka qenë prezentë në  aksin Milot – Lezhë ku u përfshi nga stuhia e dëborës dhe se me qindra mjete u bllokuan duke detyruar qytetarët të kalonin natën aty.

Balluku tha se stuhia e dëborës vazhdon prej më shumë se 12 orësh pa pushim,  por që janë marrë masat për hapjen e aksit nga automjetet që e bllokonin.

“Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Emergjencat Civile jemi kujdesur për qytetarët e ndodhur në epiqendrën e këtij cikloni”, tha Balluku.

Gjatë ditës së sotme dhe ARRSH tha se ky aks është zhbllokuar dhe problematik mbetet vetëm kryqëzimi i Tales ku po punohet për orientimin e trafikut dhe mjeteve, ndërsa qarkullimi i akseve rrugore në të gjithë vendin bëhet vetëm me zinxhirë.