Fundi i nëntorit i ka gjetur zonat malore të Shqipërisë të zbardhura nga reshjet e dëborës. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nuk ka akse problematike apo të bllokuara dhe se qarkullimi vijon normalisht nga veriu e ashtu dhe në zonat e prekura të juglindjes.

Në qytetin e Dibrës trashësia e dëborës ka arritur deri në 5 centimetra në Peshkopi 5 centimetra ndërsa në lartësi mbi 1000  metra, trashësia kalon mbi 25 centimetra. Në aksin Peshkopi – Kala e Dodës ka pasur prani të ngricave. Kompanitë kontraktore për mirëmbajtjen e akseve janë mobilizuar në pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës.

Temperaturat kanë pësuar ulje të ndjeshme. Në orët e para të mëngjesit termometri shënonte -3° në qytetin e Peshkopisë, ndërsa pritet që i ftohti të vijojë dhe në ditët në vijim.

Reshje dëbore ka pasur dhe në zonat e juglindjes si Korça, Dardha apo Gorica, por deri më tani nuk ka pasur raportime për problematika.