Bllokimi i ambulancës nga protesta,
gruaja në lot, Rama: Fali Zot/ Video

Bllokimi i ambulancës nga protesta,<br />gruaja në lot, Rama: Fali Zot/ Video
Kryeministri Rama mbrëmë ka vizituar në spitalin Ushtarak personin që po transportohej dje me ambulancë nga Fieri dhe u bllokua te sheshi 'Shqiponja' nga protestuesit e opozitës.
 
Rama u njoh me gjendjen e të sëmurit përmes mjekëve, ndërsa dëgjoi edhe shqetësimin e gruas.
 
E revoltuar, ajo u shpreh se burri rrezikoi jetën nga bllokimi në rrugë nga protesta e PD, ndërsa edhe vetë kaloi një traumë.
 
"U vonuam atje në autostradë, gjithkush e do jetën, sepse në fund të fundit nuk ma ka dhënë askush që të ma marrë.
 
 Protesto, por rrugën lerë të lirë, mos e zër rrugën e urgjencës, pse duhet të rri një orë unë, kur ai ishte në gjendje skandaloze.
 
Cfarë borxhi të kam që të vdes rrugës, unë e kam lënë në gjendje stresi burrin, vetë kam kaluar një traumë.
 
Dola u bërë si grifshë, u thash hapeni rrugën, jeni njerëz apo jo, iu thash. Po më vdiste njeriu në rrugë.
 
Hape rrugën, pse? Të më vdesë njeriu mua në rrugë. Dil protesto ku duash, por hape rrugën.
 
Tensioni i fluturoi atij në ambulancë, isha me doktorin, ai u bllokua në rrugë
" tregoi ajo situatën para kryeministrit.
 
Ndërsa Rama u shpreh se shkoi në spital pas mesazhit që i dërgoi djali i të sëmurit dhe ajo që ka ndodhur ishte fatkeqësi, pasi nuk duhet të ndodhte.
 
Në faqen e tij në Facebook, Rama thotë se këtë rrëfim duhet ta shohin të gjithë ata njerëz të zakonshëm që i'u përgjigjen thirrjes për të bllokuar rrugët.
 
"Fali zot se s'dinë se ç'bëjnë. Të gjithë ata njerëz të zakonshëm që i'u përgjigjen thirrjes për të bllokuar rrugët, duhet ta shohin këtë video.
 
Edhe të gjithë ata që nuk i'u përgjigjen thirrjes edhe pse janë anëtarë apo simpatizantë të PD-së, duhet ta shohin këtë video.
 
Ndërsa gjithë atyre të tjerëve që ishin kundër bllokimit të rrugëve dhe do ta shohin këtë video, u lutem të mos mallkojnë të gënjyerit nga frikacakët e ngujuar në Çadër, po thjesht të mos e harrojnë atë që do të shohin
".
 
Dje në hyrje të Tiranes afër rrethrrotullimit Shqiponja një ambulancë me një të sëmurë nga qyteti i Fierit që po transportohej në Tiranë u bllokua nga protesta për mbi 40 minuta.
 
I sëmuri Vladimir Sula 61 vjeç nga Fieri, ishte në gjendje të rëndë, por përfaqësues të PD kanë dyshuar për vërtetësinë e saj duke e menduar si një inskenim.
 
Report Tv ju solli video ekskluzive nga momenti i debatit të familjarëve me protestuesit e PD. 
 
Por pavarësisht nga verifikimi, autoambulanca është bllokuar nga protestuesit e PD-së për 40 minuta. I pranishëm në Sheshin Shqiponja ishte dje edhe Lulzim Basha.  

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët