Bllokimi i anijes në Libi,MEPJ:
Shqiptarët do të riatdhesohen
5 marinarët shqiptarë të cilët u ndaluan në Libi janë mirë dhe nuk kanë patur probleme. Lajmi konfirmohet nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme shqiptare e cila përmes një njoftimi shprehet se ka komunikuar me ta dhe se po vijon punën në të gjitha drejtimet për zgjidhjen e situatës së krijuar me 5 marinarët shqiptarë, pjesë e anijes tregtare ‘Envi 1’.
5 marinarët shqiptarë të cilët u ndaluan në Libi janë mirë dhe nuk kanë patur probleme.
Lajmi konfirmohet nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme shqiptare e cila përmes një njoftimi shprehet se ka komunikuar me ta dhe se po vijon punën në të gjitha drejtimet për zgjidhjen e situatës së krijuar me 5 marinarët shqiptarë, pjesë e anijes tregtare ‘Envi 1’.
Po ashtu po bëhen përpjekje që ekuipazhi i përbërë nga
marinarët shqiptare Xhodet Celaj, Maliq Bushati, Avni Buzi, Artur Selimaj dhe Jurgen Balla të riatdhesohen sa më shpejt.
Anija me pronar shqiptar u ndalua nga autoritetet në Libi pak ditë më parë ndërsa mbetej mister fati i marinarëve shqiptarë.
Pronari i anijes shqiptare të bllokuar në Libi,
Eduart Skora ditën e djeshme gjatë një lidhje telefonike për Report Tv ka deklaruar se anija është bllokuar për shkak të klandestinëve dhe se shqiptarë ishin mirë.
Po ashtu edhe
ambasada shqiptare në Kajro kontaktuar nga Report TV siguroi se marinarët ishin të sigurt dhe situata ishte nën
Anija lundronte në det me flamur të Panamasë dhe drejtohej nga kapiteni malazez, Marko Markoviç.
Anija tregtare shqiptare e nisur drejt Maltës është ndaluar nga marina ushtarake e Libisë nën akuzën për transport të paligjshëm mallrash, tw paktwn kwshtu raportohej nw buletinin e Rojes Bregdetare Libiane.
Anija “Envi 1”, me flamur panamez e pronar shqiptar ishte nisur nga porti i Zuaras, 110 kilometra larg Tripolit me destinacion Maltën.
Në lundrim e sipër, anija është kapur nga autoritetet ushtarake bregdetare të Libisë, të cilat e kanë detyruar anijen të ankorohet pranë një tjetër porti, atij të Zauya-s, një port kryesisht karburantesh, që ndodhet 50 kilometra në perëndim të Tripolit.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1648
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë
29 Dhjetor, 12:41
-
Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi
29 Dhjetor, 12:12
-
Të rinjtë përleshen me sende të forta, dhunohet djali i oficerit të krimeve! Sherri nisi në TikTok, 3 të shoqëruar
29 Dhjetor, 12:05
-
Pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025
29 Dhjetor, 11:58
-
Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën
29 Dhjetor, 11:28
-
Në prag të Vitit të Ri, rritet fluksi i pasagjerëve në portin e Vlorës gjatë fundjavës! Brataj: 6 orë në radhë për të zbritur nga trageti
29 Dhjetor, 11:21
-
I riu qëllon me armë në ajër dhe e hedh në lumë, vihet në pranga në Kamëz! Ishte i dehur
29 Dhjetor, 11:14
-
Përplasi policin gjatë detyrës në Tiranë, 21-vjeçari lihet në detyrim paraqitjeje: Më doli papritur para, nuk e pashë
29 Dhjetor, 11:11
-
Murtaja e derrit, vijon tregtimi në Milot! Tregtarët sfidojnë autoritetet, qytetarët: Kemi frikë ta konsumojmë mishin
29 Dhjetor, 10:53
-
PD: Qeveria i jep 20 mln euro AlbControl për ta mbajtur në këmbë, Becchetti u zbrazi llogaritë
29 Dhjetor, 10:48
-
Pirro Çako, kompozitori i çdo kohe… me apo pa instagram
29 Dhjetor, 10:35
-
Tiranë/ Mashtrim, dhunë ndaj babait dhe Policit, 3 të arrestuar
29 Dhjetor, 10:33