Studentët i kërkojnë të urdhërojë nisjen e mësimit te Juridiku, Mynyr Koni: Duhet të flas me ata (bllokuesit)

Ditën e djeshme mediat shkruan se në takimin e zhvilluar në Rektoratin e UT mes rektorit Mynyr Koni dhe senatit akademik të UT-së pas kërkesës së studentëve për të zhvilluar mësim, u kërkua dorëheqja e Konit pasi, sipas senatit dhe studentëve, është në shkelje flagrante të ligjit pasi nuk po zhbllokon ambientet dhe po u djeg studentëve vitin akademik. Dje Koni heshti. Asnjë në sallë nuk i doli në krah.

Sot, rektori Koni ka zhvilluar një takim në Fakultetin e Drejtësisë me dekanatin dhe studentët që duan të bëjnë mësim, që janë edhe pjesa dërrmuese e studentëve në UT. Nga Audiot e sotme të takimit të Konit me studentët dhe pedagogët që ne disponojmë, dëgjohet teksa ata i kërkojnë atij të therrasë autoritet që të hapen sallat për të vijuar mësimin. Por, siç dëgjohet, Koni nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të zhbllokuar Fakultetin, duke thënë se duhet të presin akoma dhe se duhet të flasë me uzurpuesit më parë, duke çuar kështu edhe në humbjen e vitit akademik.

Koni, njëlloj si dje nuk ka dhënë zgjidhje dhe është justifikuar se nuk ka çfarë bën dhe se duhet të flasë edhe me ata pak studentë që kanë bllokuar ambientet. Thënë këtë, Koni vazhdon të qëndrojë në krah te uzurpuesve që po iu djegin vitin akademik studentëve për qëllime të ngushta politike. Ndërkohë që pas mbarimit të takimit, burimet nga ky Fakultet bëjnë me dije se ka patur përplasje fizike mes studentëve të drejtësisë që duan të zhvillojnë mësim dhe disa studentëve që kanë ardhur nga fakultetet e tjera për të bërë sherr dhe për të trembur studentët e drejtësisë që të mos zhvillojnë mësim.

Këtë e konfirmon edhe një student i cili thote se ka parë që bllokues të Universitetit të tij janë persona të cilët ai i njeh që nga gjimnazi dhe nuk janë studentë të Fakultetit të Drejtësisë. Teksa ka dalë nga ambientet e Fakultetit të Drejtësisë, rektori Koni nxinte në fytyrë për shkak se ishte i vetmi që nuk ishte për vazhdimin e mësimit, duke u pozicionuar në krah të atyre që kanë uzurpuar auditoret. 

Përballja e Konit me studentët
Studentja:
Z.Rektor, duhet të gjejmë një zgjidhje të menjëhershme. Na premtuat se nëse hapet dera, do bënim edhe mësim. Mjafton nga ju një nënshkrim që policia private dhe shtetërore të futet dhe të hapet kjo derë...
Rektori Mynyr Koni: Siç e thash edhe pak më parë, unë jam në pritje të takimit me studentët. /lexo.al/

Koni heziton të zgjidhë situatën: Do flas në një moment të dytë
Duke u larguar nga ambientet e Juridikut, Mynyr Koni ka shmangur komentet lidhur me situatën e pazakontë që po ndodh në auditoret e këtij Fakulteti duke deklaruar se do flasë në një moment tjetër. "Do ushtroj kompetencat e mia. Qëndrimin tim do e bëj publik në një komunikim të dytë", ka thënë Koni teksa largohej. Studentët e tjerë, të cilët janë shumicë, paraqiten çdo ditë te Fakulteti Juridik për të zhvilluar mësim, por detyrohen të kthehen. Ata apelojnë për t'i dhënë zgjidhje këtij ngërçi dhe rinisjen e procesit mësimor kur po afron edhe sezoni i provimeve të shkurtit.    

Nga ana tjetër pakica bllokuese e studentëve kanë paralajmëruar se do vijojnë protestën e tyre duke bllokuar mësimin. Në fakultetet e tjera vlen të theksohet se mësimi po vijon rregullisht. Te Ekonomiku dhe Filologjiku nuk ka studentë të ngujuar, ndërsa në auditore vijojnë normalisht leksionet dhe seminaret. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare