Bllokimi i dosjeve të vjetra nga
borxhi 3 miliardë lekësh

Bllokimi i dosjeve të vjetra nga<br />borxhi 3 miliardë lekësh
Pezullimi, apo vonesat në miratimin e listave të reja për kreditë e bota duket se kanë ardhur dhe si pasojë e borxhit të akumuluar në vite. Kjo pasi në vitet e fundit nuk paguhej pjesa e interesave që kishte detyrim shtetit shqiptar. “Borxhi i gjetur në këtë sektor ka qenë rreth 3 miliardë lekë (të vjetra) dhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit ka planifikuar financimin e subvencionit të kredisë në përputhje me fondet buxhetore”, u shpreh dje gjatë takimit në Entin Kombëtar të Banesave ministrja Gjermeni.

Ndërsa ka theksuar se programi i kreditimit të lehtësuar është një nga çështjet me impakt të jashtëzakonshëm social. “Kemi nënshkruar 4 marrëveshje bashkëpunimi dhe jemi duke finalizuar 2 marrëveshje të reja. Konkretisht: Kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me bashkitë Fier, Korçë, Berat dhe Lushnje për ndërtimi e rreth 170 apartamenteve; Jemi në proces nënshkrimi të marrëveshjes me bashkinë Librazhd për ndërtimi e një banese me 35 apartamente dhe me kryetarin e bashkisë Burrel për adaptimin e një godine jashtë funskioni në banesë; Kemi përfunduar investimin në një objekt banimi me 35 apartamente në Fier dhe po bashkëpunojmë me bashkinë për ndarjen e tyre sa më parë; Kemi lidhur kontrata për strehimin e 40 familjeve në objektet e përfunduara në Korçë dhe Shkodër. Në total në dy vitet e ardhshme do të financojmë për strehimin e rreth 240 familjeve dhe do të vijojmë me investime të reja”, ka sqaruar dje Doris Andoni.

Në takim u fol për realizimin e projekteve për komunitetin rom, në zonat ku ky komunitet është më i përqendruar; në Bashkinë Lushnjë, në vlerë 30 milionë lekë dhe në komunën Otllak të rrethit të Beratit në vlerë 15 milionë lekë, si dhe masat e marra për rritjen e eficiencës së energjisë në banesa. Gjithsesi, vetëm një muaj më parë në Qeveri u miratua vendimi për paraqitjen e dosjeve të reja për kreditë për strehim. Përparësi veç çifteve të reja do të kenë dhe ato familje që kanë fëmijë me problem.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Jashtme e Kosovës e konfirmon, një shtetas i Kosovës u ndalua nga autoritetet serbe në kufi me Hungarinë! Daçiç: U arrestua një kriminel lufte

Ministria e Jashtme e Kosovës e konfirmon, një shtetas i Kosovës u ndalua nga autoritetet serbe në kufi me Hungarinë! Daçiç: U arrestua një kriminel lufte