Frika për një rikthim të fluksit të emigrantëve nga Lindja drejt Perëndimit, ka bërë që BE të propozojë që Frontex të ndërtojë një trupë prej 10,000 rojeve kufitare deri në vitin 2027. Një gjë të tillë e deklaron Drejtori i Agjencisë Europiane të Kufijve (Frontex) Fabrice Leggeri në një intervistë për mediat gjermane.
Sipas tij është identifikuar një rrugë e re që po ndjekin refugjatët nga Greqia veriore, përmes Shqipërisë dhe Malit të Zi, Bosnjës, Kroacisë dhe Serbisë. Për këtë arsye tha ai, në pjesën e Greqisë veriore në kufi me Shqipërinë do të vendosen 45 oficerë të Frontex me qëllim parandalimin e emigrantëve.
Pak ditë më parë gjatë vizitës së Ramës në Austri, kancelari Sebastian Kurz tha se për Shqipërinë do të mbështetje financiare nga BE përmes një pakete që synon bllokimin e rrugës së re që po përdorin klandestinët nga Lindja dhe Afrika Veriore.
Prononcimi i Fabrice Leggeri ne mediat gjermane