Merrnin nga 1000-2000 € në muaj sikur punonin me Frontex, AMP pezullon 19 policë në Korçë, mes tyre 2 ish drejtorë e 2 përfaqësues hotelesh

Korce-  19 punonjës policie të drejtorisë së policisë Korçë dhe drejtorisë së Kufirit e Migracionit janë pezulluar nga puna pasi akuzohen se kanë abuzuar me fondet e Frontex, Agjencia e Rojës Bregdetare dhe Kufirit Europian.

Mes efektivëve në hetim janë dhe dy ish drejtorë të policisë së Korçës,  Arben Joco e Andon Marko, si dhe Andi Ibro, specialist për krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, me gradë nënkomisar, si dhe dy përfaqësues të operatorëve në fushën e hotelerisë të cilët lëshonin fatura fiktive për llogari të efektivëve.

Nga hetimet disa mujore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës të Jurdiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka rezultuar se këta punonjës policie, nga nivelet e larta drejtuese dhe deri në nivelin zbatues, me veprime të kundraligjshme, nëpërmjet faturave fiktive dhe të falsifikuara, të paraqitura në kohë të ndryshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në misionin FRONTEX, kanë përfituar shuma të paligjshme në euro. 

Skema
Hetimet kanë nisur nga Frontex kur zyra financiare ka zbuluar faturat e fryra dhe shpenzimet e larta të efektivëve të policisë së Korçës. Menjëherë kanë nisur një verifikim dhe kanë mbajtur nën vëzhgim efektivët. Më pas kanë kaluar dosjen në prokurorinë e Korçës. Përgjimet e bisedave, edhe ato në WhatsApp kanë zbuluar se efektivët kishin një periudhë të gjatë për të cilën bashkëpunonin duke falsifikuar dokumentet e dietave duke përfituar shuma eurosh. 

Sipas hetimeve, një dietë ditore e FRONTEX është 50 euro, ndërkohë që për një efektiv apo drejtues janë lëshuar edhe shërbime fiktive me dokumente të falsifikuara edhe për 20 ditë rresht apo edhe më shumë. Kështu efektivët akuzohet se merrin përmes vjedhjes shuma nga 1000 deri në 2000 euro në muaj kur pretendonin se ishin me shërbim për FRONTEX.

Hetimi është i shtrirë në periudhën 2020-2024 dhe sipas burimeve abuzimi financiar kap një vlerë të konsiderueshme. Gjithashtu po hetohen në gjëndje të lirë edhe 15 punonjës të tjerë.

"Nga hetimet ka rezultuar e provuar se nga punonjësit e policisë në nivelin drejtues, në shpërdorim të detyrës, janë nxjerrë një numër i konsiderueshëm urdhëra transferimi fiktivë në Stacione të ndryshme të Policisë Kufitare, në juridiksionin e DVKM Korçë, me qëllim favorizimin e punonjësve të Policisë në përfitime të paligjshme, ndërsa nga Sektori i Financës në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit, në tejkalim të kompetencave ligjore dhe në shpërdorim të detyrës, bazuar në dokumentacionet fiktive të paraqitura nga punonjësit e policisë, janë lëvruar shuma në euro, të cilat përfshinin shpenzime akomodimi, fjetje, apo dieta të ndryshme" informoi sot AMP

Ndaj tyre Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje” për akuzën e shpërdorimit të detyrës, vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim të dokumenteve. ndërkosa AMP ka bërë të mundur ekzekutimin e 21 masave të arrestit për 19 punonjësit e policisë dhe 2 përfaqësuesve të operatorëve të hotelerisë.

Bëhet fjalë për një  që që ka nisur prej një viti dhe vazhdojnë me qëllim nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore dhe të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme.

Te pezulluarit 
 1- Behar Tafa - Asistent i Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin
 2- Arben Joco - Ish Drejtor i DVKM Korçë, aktualisht me detyrë Asistent i Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale
 3- Andon Marko - Ish Drejtor i DVKM Korçë, aktualisht me detyrë Asistent i Drejtorit në DVP Elbasan
 4- Shpëtim Ahmetaj - Shef në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin
 5- Eranda Murataj - Specialiste në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin
 6- Inspektor Edi Spaho - Trupë shërbimi në DVKM Korçë
 7- Inspektor Sandril Hyska - Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë në kufirin tokësor
 8- Inspektor Andi Ibro - Specialist për krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, me gradë nënkomisar
 9- Inspektor Endri Duro - Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë
10- Inspektor Markeljan Murati - Trupë shërbimi, operator për sistemin e kamerave në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë
11- Inspektor Adi Bregu -Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë
12- Inspektor Denjon Myteberi -Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë
13- Inspektor Edison Mielli - Ndihmës specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit
14- Inspektor Gerdi Haxhija - Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë
15- Inspektor Ledion Xhafi - Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë
16- Inspektor Veladin Azisllari
17- Inspektor Fisnik Mahmutllari - Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë
18- Inspektor Denis Agolli - Përgjegjës turni në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë, në DVKM Korçë
19- Inspektor Ana Ismaili (Debrova) - Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës
20- Anesti Thanati- përfaqësues i një subjekti tregtar në fushën e hotelerisë
21- Genci Çakërri - përfaqësues i një subjekti tregtar në fushën e hotelerisë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:42
Abuzime me fondet e shërbimit, AMP ekzekuton 21 masa sigurie, 19 policë dhe 2 përfaqësues hotelesh (EMRAT)

'Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), pas hetimeve intensive disa mujore të kryera me metoda speciale, ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila vendosi “Pezullimin e ushtrimit të një funksioni apo shërbimi publik” ndaj 19 punonjësve të policisë, si edhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj 2 shtetasve (përfaqësues të operatorëve në fushën e hotelerisë), e konkretisht;
 
1. Drejtues Behar Tafa, 45 vjeç, me detyrë Asistent i Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin dhe Koordinator lokal i operacionit të përbashkët me misionin FRONTEX, i dyshuar për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikim i dokumentave”;

2. Drejtues Arben Joco, 63 vjeç, ish Drejtor i DVKM Korçë, aktualisht me detyrë Asistent i Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale, i dyshuar për “Shpërdorimi i detyrës”;

3. Kryekomisar Andon Marko,  57 vjeç, ish Drejtor i DVKM Korçë, aktualisht me detyrë Asistent i Drejtorit në DVP Elbasan, i dyshuar për “Shpërdorimi i detyrës”;

4. Kryekomisar Shpëtim Ahmetaj, 63 vjeç, me detyrë Shef në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, i dyshuar për “Shpërdorimi i detyrës”;

5. Eranda Murataj, 54 vjeçe, me detyrë Specialiste në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, e dyshuar për “Shpërdorimi i detyrës”;

6. Nënkomisar Denis Agolli, 35 vjeç, me detyrë Përgjegjës turni në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

7. Nënkomisar Andi Ibro, 32 vjeç, me detyrë Specialist për krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, i dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

8. Nënkomisar M. A., 27 vjeç, me detyrë Specialist për krimet në Komisariatin e Policisë Korçe, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

9. Inspektor Edi Spaho, 46 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

10. Inspektor Sandril Hyska, 39 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë në kufirin tokësor, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

11. Inspektor Endri Duro , 43 vjeç, me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

12. Inspektor Markeljan Murati, 32 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi, operator për sistemin e kamerave në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

13. Inspektor Adi Bregu, 36 vjeç, me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

14. Inspektor Denjon Myteberi, 34 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

15. Inspektor Edison Mielli, 35 vjeç, me detyrë Ndihmës specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

16. Inspektor Gerdi Haxhija, 38 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

17. Inspektor Ledion Xhafi, 38 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

18. Inspektor Fisnik Mahmutllari, 40 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

19. Inspektor Ana Ismaili (Debrova), 32 vjeçe, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës, në DVKM Durrës, e dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

20. Shtetasi Anesti Thanati, 41 vjeç, përfaqësues i një subjekti tregëtar në fushën e hotelerisë, i dyshuar për “Falsfikimi i dokumentave”;

21. Shtetasi Genci Çakërri, 47 vjeç, përfaqësues i një subjekti tregëtar në fushën e hotelerisë, i dyshuar për “Falsfikim i dokumentave”.

Vendimi i Gjykatës ka ardhur në kuadër të procedimit penal referuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ku nga hetimet disa mujore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës të Jurdiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka rezultuar se këta punonjës policie, nga nivelet e larta drejtuese dhe deri në nivelin zbatues, me veprime të kundraligjshme, nëpërmjet faturave fiktive dhe të falsifikuara, të paraqitura në kohë të ndryshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në misionin FRONTEX, kanë përfituar shuma të paligjshme në euro.
 
Nga hetimet ka rezultuar e provuar se nga punonjësit e policisë në nivelin drejtues, në shpërdorim të detyrës, janë nxjerrë një numër i konsiderueshëm urdhëra transferimi fiktivë në Stacione të ndryshme të Policisë Kufitare, në juridiksionin e DVKM Korçë, me qëllim favorizimin e punonjësve të Policisë në përfitime të paligjshme, ndërsa nga Sektori i Financës në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit, në tejkalim të kompetencave ligjore dhe në shpërdorim të detyrës, bazuar në dokumentacionet fiktive të paraqitura nga punonjësit e policisë, janë lëvruar shuma në euro, të cilat përfshinin shpenzime akomodimi, fjetje, apo dieta të ndryshme.
 
Hetimet vazhdojnë me qëllim nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore dhe të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme.', njofton AMP.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 04/07/2024 21:23

    Ky fenomen(korrupsioni)ndalohet vetem te zevendesohet administrata shqiptare me te rinj,d.m.th ka femije emigrantesh te arsimuar te kulturuar qe nuk korruptohen.

    Përgjigju
  • DETYRA: 04/07/2024 08:39

    Po tani pse nuk po zbaton Drejtori pergjithshem largimet e zinxhirit komandues apo harroi kujtojani pak

    Përgjigju
  • Shkodra: 03/07/2024 22:07

    Keni harru bjondenb qe ështe ba zeshkane....

    Përgjigju
    • Or tej: 03/07/2024 23:52

      Na mori malli per ate or teeeejjjjj

  • ilirjan: 03/07/2024 20:59

    Mbi te gjitha, keta punonjes policie VRASIN BESIMIN e njerezve tek shteti, pastaj te kolegeve te tyre europiane... qe eshte nje TURP i madh per tè gjithe ne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit