Ashtu sikurse është konstatuar nga të gjitha ata që kanë tentuar të aplikojnë për Lotarinë Amerikane, faqja është e bllokuar prej dy ditësh. Fillimisht u mendua se kjo ndërprerje është bërë për shkak të fluksit të madh të aplikuesve, por sot Ambasada Amerikan e ka sqaruar këtë bllokim.
Ajo ka sqaruar se kjo faqe është përkohësisht jashtë funksionit për shkak të mirëmbajtjes dhe kjo ndërprerje ka prekur të gjitha vendet, jo vetëm Shqipërinë.
/Shqiptarja.com
Ajo ka sqaruar se kjo faqe është përkohësisht jashtë funksionit për shkak të mirëmbajtjes dhe kjo ndërprerje ka prekur të gjitha vendet, jo vetëm Shqipërinë.
Njoftimi i Ambasadës:
Faqja e internetit të Lotarisë Amerikane http://dvlottery.state.gov është përkohësisht jashtë funksionit për mirëmbajtje. Kjo është një ndërprerje në mbarë botën që prek të gjitha vendet - jo vetëm Shqipërinë. Ne do t'ju njoftojmë sapo të kemi më shumë informacion.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com












