TIRANE- 45 deputet të Kuvendit marrin pjesë në më shumë se një komision parlamentar. Bllokimi i punimeve të Kuvendit ka ardhur përshkak se 45 deputet nga 140 që janë në total janë të regjistruar në më shumë se një Komision Parlamentar çka ka bërë që një pjesë e mirë e komisioneve të dështoi përshkak të mos plotësimit të kuorumit. Problemi më i madh është ai në Partinë Socialiste, ku nga 61 deputet që marrin pjesë në komisionet parlamentare, 24 janë të regjistruar në më shumë se një komision.