Bllokimi i licencave për mungesë
dokumentacioni? Reagon AMA
Dy ditë pas polemikave se mosdhënia e licencave nga Autoriteti i Mediave Audiovizive të ““Top Channel”, “Tv Klan”, “Digitalb” dhe “Supersport” , erdhi për shkak të mos votimit të dy anëtarëve të AMA-s, Sami Nezaj dhe Suela Musta për mangësi ligjore të dokumentacionit, në mbledhjen e 1 shkurtit për licencimin e subjekteve kombëtare të transmetimit audioviziv numerik sipas procedurës së Beauty Contest, ka reaguar përmes një deklarate për shtyp kreu i AMA-s Gentian Sala.
Dy ditë pas polemikave se mosdhënia e licencave nga Autoriteti i Mediave Audiovizive të ““Top Channel”, “Tv Klan”, “Digitalb” dhe “Supersport” , erdhi për shkak të mos votimit të dy anëtarëve të AMA-s, Sami Nezaj dhe Suela Musta për mangësi ligjore të dokumentacionit, në mbledhjen e 1 shkurtit për licencimin e subjekteve kombëtare të transmetimit audioviziv numerik sipas procedurës së Beauty Contest, ka reaguar përmes një deklarate për shtyp kreu i AMA-s Gentian Sala.
“Dy anëtarët e AMA-s në mbledhjen e datës 1 shkurt 2016 nuk janë shprehur në asnjë rast për mospërputhje ligjore të dokumentacionit të subjekteve konkurruese në garën për licencim. Në respekt të procedurave administrative dhe transparencës për publikun, sapo të miratohen nga anëtarët e AMA-s procesverbalet e dy mbledhjeve të fundit, ato do të vihen në dispozicion,” thuhet në deklaratë.
Autoriteti i Mediave Audiovizive
vendosi tre ditë më parë mosdhënien e licencave kombëtare të transmetimit audioviziv numerik sipas procedurës Beauty Contest, pasi nuk u arrit kuorumi i kërkuar ligjor për dhënien e licencave, pra pesë vota.
Deklaratë e kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, Z. Gentian SalaNë artikullin “Bllokimi i licencave ‘përplas’ televizionet me anëtarët e pakicës në AMA”, publikuar në 2 shkurt 2016 në platformën online Reporteri.al të BIRN-it është shkruar dhe mbi votën kundër të dy anëtarëve të AMA-s, përkatësisht Z. Sami Nezaj, zëvendëskryetar dhe Zj. Suela Musta, anëtare, në mbledhjen e datës 1 shkurt 2016, për licencimin e subjekteve kombëtare të transmetimit audioviziv numerik sipas procedurës së Beauty Contest.
Në këtë artikull shkruhet se: “Argumenti i dytë i votës së tyre kundër lidhet me raportin e pronësisë së operatorëve historikë, që u përzgjodhën nga AMA për t’u përfshirë në Beauty Contestin e licensave dixhitale. Dy anëtarët e pakicës në AMA vlerësuan se dokumentet e depozituar nga Digitalb sh.a dhe TV Klan sh.a nuk janë në përputhje me nenin 62 të ligjit’”.
Në lidhje me këtë pohim, kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Z. Gentian Sala, bën këtë deklaratë për mediat:
“Dy anëtarët e AMA-s në mbledhjen e datës 1 shkurt 2016 nuk janë shprehur në asnjë rast për mospërputhje ligjore të dokumentacionit të subjekteve konkurruese në garën për licencim. Në respekt të procedurave administrative dhe transparencës për publikun, sapo të miratohen nga anëtarët e AMA-s procesverbalet e dy mbledhjeve të fundit, ato do të vihen në dispozicion”.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.3%
-
Të gabuar
24.1%
-
Nuk kam mendim
11.6%
Vota total: 3188
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve
17 Janar, 14:31
-
Ekspozitë në presidencë, ‘një copëz arti’ vjen nga Tetova! Begaj: Artistët të mos braktisin elementët kombëtarë
17 Janar, 14:29
-
Ernest Muçi me trajner të ri, legjenda e Manchester United firmos në Stamboll
17 Janar, 14:29
-
Gjirokastër/ Arrestohet ish-kryetari i komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt! Akuzohet për abuzime me tenderat
17 Janar, 14:11
-
Shiste lëndë narkotike në Durrës, arrestohet 35 vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
17 Janar, 14:08
-
Akuzat për manipulim votash, Leka për Report TV: PD ka instaluar vjedhjen e zgjedhjeve në parti! Sondazhet? Më të përçarë se kurrë, opozita me Berishën s’vjen në pushtet
17 Janar, 14:04
-
Shorti i vendosi përballë Bylisit, presidenti i Egnatias: Kundërshtar i vështirë, presim edhe një sulmues
17 Janar, 13:57
-
Lezhë/ Përkujtohet 557-vjetori i vdekjes Skënderbeut, homazhe në memorialin e heroit tonë kombëtar
17 Janar, 13:48
-
Stop rrathëve të zinj të syve, 2 maska virale për sy të relaksuar
17 Janar, 13:42
-
"Botoks" natyral për fytyrën me dy përbërës
17 Janar, 13:38
-
Dhimbje të forta nga Borsiti? Fizioterapistja: Mos e bëni këtë gabim në shtëpi
17 Janar, 13:35
-
SHËNIM/ Përse iu desh Berishës dhe shtypit të tij të shpiknin 'një apartament' të Ajolës
17 Janar, 13:32