Deputeti socialist, Alfred Peza, akuzon organin e akuzës se po e heton për pasurinë e vënë nga puna si gazetar dhe jo si politikan e deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Reagimi i Pezës erdhi pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për sekuestrimin e 1.1 miliardë lekë të cilat sipas Prokurorisë deputeti socialist nuk i justifikon.
Gjatë një deklarate për mediat, Peza tha se pasurinë e ka vënë gjatë kohës që ai punonte si gazetar e drejtues në media.
Ai theksoi gjithashtu se nuk ka shtim të pasurisë nga viti 2013 kur vendosi të kandidojë për deputet si përfaqësues i Partisë Socialiste.
"Pasuria është vënë për periudhën kur kam punuar si gazetar, është provuar katërcipërisht se ka zero shtim të pasurisë time, përveç rrogës së deputetit, nga momenti i shpalljes publike të kandidaturës time dhe deri sot. Kjo duhet kuptuar sepse kemi të bëjmë me një fakt të pakundërshtueshëm të njohur zyrtarisht nga prokuroria që do të thoptë se unë po hetohem si gazetar dhe jo si deputet.
Prokuroria nuk ka asnjë problem me politikanin Peza, në këto kushte për herë të parë organi i Prokurorisë është duke hetuar sesi ka vënë pasurinë një gazetar. Kjo është e paprecedentë. Çfarë po bën prokuroria është e njëjtë me atë çfarë po kërkon dhe çfarë do të bënte Prokuroria që në vitin 2000 ndaj gazetarit Alfred Peza.
Këto që po hetojnë sot mund të ishin hetuar që në dhjetorin e 2012", u shpreh Peza.
Sa i takon mosshlyerjes së taksave, Peza tha se është paguar cash nga puna e tij si gazetar dhe drejtues në disa media.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67%
-
Të gabuar
22.6%
-
Nuk kam mendim
10.4%
Vota total: 1346
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Moment historik, do rishikojmë edhe buxhetin, Tirana qytet kozmopolitan
16 Janar, 16:48
-
Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit
16 Janar, 16:38
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
LIVE-Hapet Vila 31 e Enver Hoxhës si rezidencë për artin shqiptar e të huaj
16 Janar, 16:28
-
Ja pse Michelle Obama nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar
16 Janar, 16:28
-
Ministri i Brendshëm takim me hologun çek në Pragë, mbështetje e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në BE, thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
16 Janar, 16:21
-
Itali/ Dyshohej si pjesë e grupit të trafikut të drogës, 20-vjeçari shqiptar ‘ngre në ajër’ me makinë oficerin e policisë gjatë operacionit për arrestim
16 Janar, 16:19
-
Myrto Uzuni vazhdon rebelimin, drejtori i Granadas: Të paguajë 12 milionë euro dhe të largohet
16 Janar, 16:11
-
Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar plagos me makinë në ndjekje policin, arratisen bashkëpunëtorët, pranga 32-vjeçarit
16 Janar, 16:05
-
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
16 Janar, 15:57
-
Derbi ikonik Juventus-Milan ndez fundjavën në Seria A
16 Janar, 15:37
-
TikTok po përgatitet për mbylljen në SHBA nga e diela, Trump mund të bllokojë ndalimin e platformës me 90 ditë
16 Janar, 15:37