Bllokimi i rrjeteve sociale në Rusi, Ministria e Jashtme publikon numrat e kontaktit për shtetasit shqiptarë

Bllokimi i rrjeteve sociale në Rusi, Ministria e Jashtme publikon numrat e kontaktit për shtetasit shqiptarë

Ministria e Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të bllokimit të rrjeteve sociale në Federatën Ruse, Ambasada e Republikës së Shqipërisë e ka të pamundur aksesin në profilet e saj në Facebook dhe Twitter.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme thekson se “shtetasit shqiptarë të cilët gjenden në situata emergjente, kur ka një kërcënim real për shëndetin, sigurinë dhe jetën e tyre (ose të një shtetasi tjetër shqiptar) të kontaktojnë në numrin e telefonit  +7 929 968 05 38 “.

Për të kontaktuar me Ambasadën, qytetarët mund të përdorni adresën e postës elektronike: [email protected] si dhe mund të telefononi në numrat e telefonit +7 495 982 38 52 ose +7 495 982 38 53.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thekson se po e ndjek me vëmendje situatën në Rusi dhe mbetet në gatishmëri për t’i ofruar ndihmë dhe asistencë shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen atje.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës