Bllokimi i rrugës në Elbasan, Balla: Ishte mbledhur Luçi, Aureli e Mondi për të bllokuar zhvillimin e vendit

Bllokimi i rrugës në Elbasan, Balla: Ishte mbledhur Luçi, Aureli e Mondi për të bllokuar zhvillimin e vendit

Takimi i radhës i ciklit kombëtar "Bashkia Që Duam" u ndal sot në Elbasan, ku u prezantua kanditadi i PS për bashkinë e Elbasanit, Gledian Llatja. Balla është ndalur të flasë për protestën e Partisë Demokratike në Elbasan dhe bllokimin e rrugës, sipas së cilit ishin mbledhur 4 persona për të bllokuar zhvillimin e mëtejshëm të Elbasanit.

 “Dua të them dy fjalë për ata që u munduan të bllokonin sado pak rrugën. Ishte Luçi, Aureli, Mondi dhe çuni i këtij Hasës që nuk i di as emrin. 4 veta gjithsej, 4 veta për të bllokuar zhvillimin e mëtejshëm të Elbasanit. Nuk ka për tja arritur dot, sikur nuk ia arritën dot të pengonin Parlamentin legjitim, qeverinë legjitime, nuk do të arrijnë të pengojnë dot Elbasanin”, tha Balla

Në fjalën e tij, kyetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe  Drejtues Politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla në fjalën e tij deklaroi se në 6 vitet e fundit në Elbasan është bërë më shumë punë se në 23 vitet e kaluara.

Sipas Ballës, gjithçka është bërë deri më tani është fillimi i një procesi transformimi të plotë të Elbasanit.

"Në këto gjashtë vite nuk ka pasur krahasim me gjithçka është bërë në 23 vitet e shkuara në Elbasan. Edhe ky shi tregon se sa bereqetli ka qenë kryeministri Edi Rama me Elbasanin. Unë dua t'ju them se gjithçka kemi bërë deri tani është fillimi i një procesi shumë të rëndësishëm, i një transformimi të plotë të Elbasanit. Ne kemi bërë, dhe e themi shpesh që nuk keni parë gjë akoma dhe realisht në shumë pjesë të Elbasanit ne jemi vetëm në fillim të punëve. Kemi mbaruar gjithë pjesën kryesore, atë të shesheve qendrore të qytetit, por shumë punë të rëndësishme vijojnë, sikurse është edhe angazhimi ynë i para 4 viteve për furnizimi me 24 orë ujë të çdo cepi të Elbasanit", tha Balla.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 08/05/2019 08:40

    Dmth që Balla eshte zhvillimi i kombit

    Përgjigju
  • Tosi: 28/04/2019 11:21

    Plaku i pjerdhur Spaho deputeti me mjeran dhe pa peronalitet i partise rrugore, turp, turp, turp nje gjoja prof. Me nje tufe banditesh bllokon rrugen , fundi i botes,,

    Përgjigju
    • Robi: 28/04/2019 15:04

      Luci eshte shoku i ngushte i monstres se Gramshit Elmaz Hamuti dhe i ka shume per zemer policet,,

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033