Bllokimi i rrugëve, Belind Këlliçi:
Nuk ka asnjë skenar dhune

Bllokimi i rrugëve, Belind Këlliçi:<br />Nuk ka asnjë skenar dhune
"Protesta e nesërme e Partisë Demokratike ku do të bllokohen për një orë disa akse rrugore nuk ka asnjë skenar dhune". 

Kështu u shpreh kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në studion e Report Tv, duke deklaruar se tubimi do të jetë paqësor. 

Ai konfirmoi se bllokimi i trafikut do të jetë për vetëm 60 minuta, ndërsa në rastet e urgjencave do të krijohen lehtësira për kalimin e autoambulancave.
 
"Nuk ka asnjë skenar dhune. Refuzoni ata që thonë se do të ketë dhunë. Protesta do të jetë paqësore ku trafiku do të bllokohet për një orë. Do ketë sensibilitet nga protestuesit për lejimin në çdo rast të lëvizjeve të autoambulancave", u shpreh Këlliçi. 

"Sekuestrimi i drogës, pas shkarkimit të Tahirit"
Sa i takon luftës kundër kanabisit, një prej kauzave vendimtare kjo për opozitën në këto 65 ditë protestë në çadrën përpara Kryeministrisë, Këlliçi tha se është për t'u vlerësuar puna e policisë muajin e fundit, pas shkarkimit nga detyra e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ku janë sekuestruar rreth 30 ton lëndë narkotike. 

"E keni parë që prej largimit të Tahirit, që ka qenë padyshim një sukses i çadrës së ngritur para Kryeministrisë, kemi një sasi rekord kanabisi të sekuestruara në të gjithë Shqipërinë. Janë më shumë se 30 ton që janë sekuestruar në qytete të ndryshime të vendit.

Edhe sot e kemi nisur ditën me sekuestrimin e disa kg droge në Tiranë. Çdo ditë shohim jo vetëm kanabis të sekuestruara nëpër depo, shtëpi, magazina, por edhe laboratorë modernë të kultivimit të kanabisit në shtëpi, vila 3 katëshe, në Tiranë, në qytete të ndryshme të vendit dhe kjo është një damkë e keqe që i është vendosur Shqipërisë nga keqqeverisja e kësaj mazhorance në këto 3 vite e gjysmë.

Në këtë një muaj që Saimir Tahiri nuk është më Ministër i Brendshëm i është hapur rruga punës së policisë, dhe unë dua ta vlerësoj policinë në sekuestrimin e kanabisit",
u shpreh Këlliçi.

I pyetur nëse kjo deklaratë e tij parasheh një ndryshim qëndrimi të Partisë Demokratike ndaj Fatmir Xhafajt, si një prej ministrave më të kontestuar nga opozita pas emërimit të nga Rama muajin e kaluar, Këlliçi tha se rezervat kanë qenë për të shkuarën e tij si eksponent i regjimit komunist.

"E shkuara e tij ka qenë thellësisht e lidhur me periudhën komuniste të vendit tonë, për të shkuarën e tij para rrëzimit të diktaturës, para viteve '90, ka qenë një hetues në rrethin e Krujës i cili kanë dënuar të rinj dhe të reja pse kishin festuar në ditën që diktatori ndërroi jetë.

Unë e kam një qëndrim personal, do të thoja që është për t'u vlerësuar që është intensifikuar puna për sekuestrimin dhe parandalimin e trafikut të kanabisit. Vetëm në një muaj janë sekuestruar 30 ton kanabis, imagjinoni se ç'bëhet në të gjithë Shqipërinë",
tha kreu i të rinjve demokratë.  
 
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon