Bllokimi i rrugëve, tre shkeljet
ligjore të PD dhe çfarë rrezikon

Bllokimi i rrugëve, tre shkeljet<br />ligjore të PD dhe çfarë rrezikon
Bllokimi i akseve kombëtare nga PD- është në kundërshtim me ligjin pasi janë të pakten 3 nene mbi tubimet të cilat opozita i ka shkelur.

Neni 5 parashikon marrjen e lejes pranë policisë së shtetit nga organizatorët e protestës mbi tubimin, gjë të cilën PD nuk e ka bërë por është mjaftuar duke deklaruar se ka njoftuar Policinë.

Neni 5 thekson konkretisht se "në rast tubimi në sheshe ose vendkalime publike, organizatori dhe drejtuesi janë të detyruar të njoftojnë me shkrim shefin e komisariatit të policisë jo më vonë se tri ditë para datës së zhvillimit të tubimit". "2. Njoftimi me shkrim duhet të përmbajë: a) identitetin dhe adresën e drejtuesit dhe të organizatorit të tubimit; b) qëllimin e tubimit; c) datën, vendin, orën e fillimit dhe të përfundimit të tubimit dhe itinerarin e tij (nëse ka të tillë); ç) numrin e përafërt të pjesëmarrësve dhe numrin e personave ndihmës në mbarëvajtjen e tubimit;
d) personat që do të flasin në tubim".


Neni 8 mbi ndalimin e zhvillimit të një tubimi, thotë se: Kur ka arsye të motivuar se zhvillimi i një tubimi në një shesh ose vendkalim publik përbën një rrezik real për sigurinë kombëtare, sigurinë publike, parandalimin e krimit, mbrojtjen e shëndetit ose të moralit ose mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të të tjerëve dhe ky rrezik nuk mund të ndalohet me masa më pak shtrënguese, shefi i komisariatit të policisë mund të ndalojë zhvillimin e tubimit ose të vendosë për kohën dhe vendin e zhvillimit të tubimit.
 
Neni 9 i të njëjtit ligj parashikon shpërndarjen e një tubimi, ku thuhet se një tubim në një shesh ose vendkalim publik mund të shpërndahet nga forcat policore me uniformë, vetëm në rastet kur:
a) mënyra e zhvillimit të tubimit është e tillë që mund të dëmtojë në mënyrë konkrete rendin publik dhe sigurinë e personave...
 
Ligji Nr.8773, datë 23.4.2001 "Për Tubimet" thotë:
 
Neni 5
Njoftimi i Policisë së Shtetit
1. Në rast tubimi në sheshe ose vendkalime publike, organizatori dhe drejtuesi janë të detyruar të njoftojnë me shkrim shefin e komisariatit të policisë jo më vonë se tri ditë para datës së zhvillimit të tubimit.
2. Njoftimi me shkrim duhet të përmbajë:
a) identitetin dhe adresën e drejtuesit dhe të organizatorit të tubimit;
b) qëllimin e tubimit;
c) datën, vendin, orën e fillimit dhe të përfundimit të tubimit dhe itinerarin e tij (nëse ka të tillë);
ç) numrin e përafërt të pjesëmarrësve dhe numrin e personave ndihmës në mbarëvajtjen e tubimit;
d) personat që do të flasin në tubim.
 
Neni 8
Ndalimi i zhvillimit të një tubimi
Kur ka arsye të motivuar se zhvillimi i një tubimi në një shesh ose vendkalim publik përbën një rrezik real për sigurinë kombëtare, sigurinë publike, parandalimin e krimit, mbrojtjen e shëndetit ose të moralit ose mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të të tjerëve dhe ky rrezik nuk mund të ndalohet me masa më pak shtrënguese, shefi i komisariatit të policisë mund të ndalojë zhvillimin e tubimit ose të vendosë për kohën dhe vendin e zhvillimit të tubimit.
 
Neni 9
Shpërndarja e një tubimi
1. Një tubim në një shesh ose vendkalim publik mund të shpërndahet nga forcat policore me uniformë, vetëm në rastet kur:
a) mënyra e zhvillimit të tubimit është e tillë që mund të dëmtojë në mënyrë konkrete rendin publik dhe sigurinë e personave...
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Eridana Çano emërohet drejtoreshë e re e SASPAC

Eridana Çano emërohet drejtoreshë e re e SASPAC