Bllokohen 101 kallëpe tritoli
dhe një mitraloz 12.7 mm

Bllokohen 101 kallëpe tritoli<br />dhe një mitraloz 12.7 mm
KORCE- Katër persona u arrestuan nga policia teksa transportonin një sasi të konsiderueshme tritoli së bashku me detonatorët. Aksioni u zhvillua ditën e djeshme nga njësia operacionale dhe efektivët e komisariatit të policisë së Korçës, ndërsa u arrestuan Vasiljan Plasari, 19 vjeç, banues në Bulgarec, Sergei Cenolli, 22 vjeç, banues në Vashtemi, Halil Agolli, 26 vjeç, banues në Lozhan dhe Ledjon Shupe, 20 vjeç, banues në Vashtemi. Burime nga policia thanë se tre prej katër të rinjve u kapën teksa tentonin të transportonin një sasi të madhe tritoli nga fshati Lozhan. Ndërkohë që Ledjon Shupe u arrestua pak orë më pas.

Hetimi
Efektivët e komisariatit të policisë së Korçës, rreth tre muaj më parë kishin  siguruar informacione në rrugë operative, se disa të rinj trafikonin lëndë plasëse. Menjëherë nisën hetimet për të identifikuar autorët. Burime nga policia thanë se të dyshuarit u mbajtën nën vëzhgim, ndërsa u vunë në përgjim telefonat e tyre. Pas rreth tre muaj hetime, policia zbuloi se ditën e djeshme do të kryhej transportimi i një sasie tritoli dhe menjëherë u morën masa për kapjen në flagrancë të autorëve të identifikuar. Mësohet se një sasi e konsiderueshme tritoli u zbulua në banesën e 26-vjeçarit Halil Agolli në fshatin Lozhan të Korçës. Dyshohet se tritoli ishte siguruar nga depoja e armëve që ndodhet në fshatin Lozhan. Depoja u boshatis në vitin 1997 nga banorët e zonës. Policia tha se një pjesë e tritolit të sekuestruar është siguruar nga minat, të cilat janë thyer prej të dyshuarve.

Arrestimi
Katër të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip BMË mëngjesin e djeshëm në dalje të fshatit Lozhan, kur u ndaluan nga policia. Kjo e fundit u kishte zënë pritë të dyshuarve me qëllim kapjen e tyre në flagrancë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, efektivët blu zbuluan një sasi tritoli, ndërsa një sasi tjetër e konsiderueshme u gjet në banesën e 26-vjeçarit Agolli. Në total u sekuestruan 66 kallëpe tritol, si dhe 35 sasi tritoli të shpërndara në forma të ndryshme. Gjithashtu u gjet një mitraloz i rëndë 12.7 mm, dy kuti metalike të mbushur me fishekë model 56, si dhe një pako detonator.

Burime nga policia thanë se nga hetimet e kryera dyshohet se një kallëp tritoli shitej kundrejt shumës së 200 eurove. “Policia nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e blerësve. Megjithatë po verifikohen të gjitha tabulatet e të arrestuarve dhe pritet të identifikohen dhe arrestohen të tjerë persona të mundshëm të implikuar në këtë rrjet të trafikut të lëndëve plasëse”, thanë për gazetën burimet policore.

Shkrimi u publikua sot (27.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë