Bllokohen 105 kg droge lazarati
ne kufirin me Greqine

Bllokohen 105 kg droge lazarati <br />ne kufirin me Greqine
GJIROKASTER- Vazhdon trafiku i mariuanës nga Lazarati në Greqi edhe pse fshati model për kultivimin e hashashit, është i rrethuar nga forca të shumta policore. Sasia më e fundit e kapur në kufirin mes dy shteteve, është ajo e mëngjesit të sotëm prej 105 kg marijuane, në bordin e një automjeti i cili mendohet se kishte tërhequr drogën e Lazaratit, në kufirin e gjelbër mes dy shteteve.

Mariuana është kapur në zonën e Negradhes në Pogonin grek në kohën kur patrulla policore, i ka bërë thirrje mjetit të ndalonte por drejtuesi shqiptar, ka refuzuar t’i bindet urdhërit të policisë fqinje duke shtuar shpejtësinë dhe përplasur në murin rrethues të një banese private në zonën në fjalë.

Drejtuesi shqiptar i mjetit me drogë, është larguar menjëherë nga vendngjarja drejt një zone të pyllëzuar, duke braktisur sasinë e mariuanës së bashku me mjetin transportues. Ky i fundit, rezulton ndërkohë në emër të një shtetasi shqiptar, banor rezident në Janinë ndërkohë që nuk dihet nëse është drejtuesi i mjetit njëkohësisht trafikanti i mariuanës.

Policia greke po punon për identifikimin dhe kapjen e trafikantit. Kapja e mariuanës është konfirmuar edhe nga Policia e Gjirokastrës ku përmes zëdhënësit të saj Gentijan Mullai, bëhet e ditur se marijuana ka dalë nga Lazarati, përmes katër personave që janë banor të këtij fshati të cilët transportuan sasinë narkotike përmes një rruge qorre drejt Greqisë, duke i’u shmangur kontrolleve policore.

Policia sipas zëdhënësit Mullai, vëzhgonte për së largu të gjithë lëvizjen e katër trafikantëve të cilët sipas autoriteteve vendore policore, janë pjesë e një rrjeti trafikantësh të rrezikshëm të mariuanës.

Për Policinë e Gjirokastrës, kapja e mariuanës nga Policia Greke, është në vazhdën e operacionit të tre ditëve më parë të kapjes së 325 kg marijuana nga Policia e Janinës në kufirin shqiptaro-grek, ndërkohë që vetë burimet policore greke, konfirmojnë zyrtarisht për A1 Report, se nuk kanë pasur asnjë lloj sinjalizimi nga homologët shqiptarë të antidrogës dhe droga është produkt i kapjes rastësore nga ana e tyre. Në dy javët e fundit, në këtë zonë kufitare, janë kapur nga Policia Greke, mbi 600 kg marijuanë të ardhur nga Lazarati i rrethuar prej më shumë se një muaji nga forcat e Policisë së Shtetit.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë