Vinin nga Brazili, bllokohen 27 ton fileto pule me salmonelë dhe 19 ton kafe

Vinin nga Brazili, bllokohen 27 ton fileto pule me salmonelë dhe 19 ton kafe

DURRES-Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar hyrjen e 46.2 ton produkte të pasigurta nga Brazili për në territorin shqiptar.

Ngarkesa e parë që u bllokua ishte 27 ton fileto pule nga Brazili e importuar nga subjekti “AMG shpk”, pasi nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore duke qenë se nga kontrolli rezultoi me ngarkesë mikrobiologjike, salmonelë spp.

Salmonela spp është një mikrob që mund të gjendet kudo. Salmonellosis është një sëmundje akute infektive që shkaktohet nga bakteret patogjen Salmonella, janë simptomat kryesore të dehjes dhe dehidratim. Kjo nuk është hera e parë që ngarkesa të subjektit “AMG shpk” kapen me salmonelë dhe kthehen sërish për në vendin e origjinës. 

Ngarkesa e dytë është një sasi prej 19.2 ton kafe kokërr e papjekur po nga Brazili e importuar nga subjekti “New Century Ltd”, pasi nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore.

Nga kontrolli rezultoi se sasia e kafes kishin mangësi në dokumentacionin shoqërues, certifikata fitosanitare nuk ishte lëshuar nga autoriteti zyrtar i vendit të origjinës, siç parashikohet në ligj.

Të dyja ngarkesat janë kthyer në Brazil. Në muajt e fundit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar disa ngarkesa nga Brazili, po ashtu edhe supermarkete në të gjithë vendin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A.n.: 14/09/2019 16:08

    E kap fallsifikatorin me para te fallco dhe ja kthen prape leket ne menyre qe ti perdori diku tjeter. Si u ktheka malli mbrapsht ne vend qe te sekuestrohet dhe te asgjesohet? Hajde shtet hajde.

    Përgjigju
  • Labi: 14/09/2019 14:14

    Nese eshte e disata here qe i bllokohen mallra ushqimore jashte standarteve kesaj kompanie, perse nuk i vihen gjoba te majme si fillim e me pas heqje e liçenses. Sa per bllokumin e 27 toneve fileto pergezoh specialistin qe ka kryer kontrollin dhe nuk eshte korruptuar sepsr praktika tregon se pothuajse te gjitha ngarkesat jane te tilla.

    Përgjigju
  • Robshi PPPD Becheti 140: 14/09/2019 10:35

    Bravo për punën e para... e dyta si mundet të thuhet që është hera e dytë që ky subjekt kapet... Po mire sa herë duhet të sjellë për të kuptuar që është e qëllimshme... futeni ca ditë brenda administratorin se ndërron direkt burim porosie...

    Përgjigju
  • ky eshte nji Rast i perseritur me mishin e kontamiuar nga Brazili: 14/09/2019 10:20

    Perse Prokuroria nuk arreston e merr nen hetim kto Tregetare qe Helmojne qytetarin shqiptare ?! Eshte Skandaloze , qe Prokuroria e Shqiperi , te jet thjeshte nji Vegel /Aktore ee Show-t Politike pra ne sherbim vetem te Klanit Politike te Famekeqit berisha -meta , dhe mos ti Sherbeje Shqiperise dhe qytetarit shqiptare ! Kjo eshte Marrezia Shqiptare , qe per cudi asnji Qorr ne ate vend se shikon. Si mer nuk u protestua para Pallatit te Drejtesise ne ate vend nga ajo shoqeri apo Turma ,per te Drjejten Qytetare , mbrojtjen e jetes nga mafia tregtare . Eshte shndruar shqiperia ne nji Kamp ose themi Kazerne , ku gjithcka i hidhet breda per Konsum (ushqim,medikamete,media,politike) eshte e Kontaminuar ,si pasoje shperthim i papare semundjesh vdekjeprurese . Dhe kjo , nji Taktik e Klases Politike ,per ta mbajtur at popull , t nenshtruar ,te semure ,te paafte te kundershtoj kte Klase Politikanesh ,duke preteduar me nji Taktike te tille (kta te fundit ) perjetesine ne Politike , qe mesa duket ,ja kae arritur . Nji popull qe heshte ,para cdo keqtrajtimi ,vdes.

    Përgjigju
  • qytetari: 14/09/2019 09:46

    Mire sot kapet nje ngarkese po 30 vite cfare i keni dhene ketij populli o plerha qe po merni jete njerezish perdite.. shtet rrumpalle

    Përgjigju
  • EX MILITARY: 14/09/2019 09:17

    Te nderuar bashkekombas,refuzoni keto lloj produktesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore