Bllokohen 497 kg qese plastike në Shkodër, ISHMT: Asnjë tolerim ndaj shkelësve të ligjit

Bllokohen 497 kg qese plastike në Shkodër, ISHMT: Asnjë tolerim ndaj shkelësve të ligjit

Qeset e bllokuara plastike

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) në kuadër të kontrolleve për ndalimin e përdorimit të qeseve njëpërdorimëshe bllokoi 497 kg qese plastike në qytetin e Shkodrës.

Në një reagim ISHMT thotë se nuk do të ketë asnjë tolerim për shkelësit e ligjit.

“Asnjë tolerim ndaj askujt që shkel ligjin duke vazhduar ende me prodhimin, importimin apo tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, tashmë kategorikisht të ndaluara. Inspektorët tanë do të jenë në terren, në çdo cep të vendit për të ndaluar përdorimin e qeseve njepërdorimëshe".

ISHMT u bën thirrje operatorëve ekonomik të bëhen pjesë e ndryshimit të madh mjedisor me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK