Bllokohen 600 kg kanabis
sativa, vinte nga Lazarati

Bllokohen 600 kg kanabis<br />sativa, vinte nga Lazarati

KORCE- Antidroga e policisë së Korçës organizoi një operacion të koduar “Konti” i cili u finalizua me bllokimin e 600 kg lëndë narkotike dhe me arrestimin e dy personave. Aksioni u zhvillua në orët e para të ditës së djeshme në periferi të qytetit të Korçës, ku policia ndaloi dy të rinjtë Tomi Hila, 31 vjeç, banues në fshatin Dardhë, Librazhd dhe Mariglen Topizu, 28 vjeç, banues në Pogradec. Burime nga policia thanë për gazetën “Shqiptarja.com”, se dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me automjetet tip-BMW X5 me targa AA 466 FA dhe automjetin furgon Sprinter me targa AA 569 IS.

Gjatë kontrollit të ushtruar në furgon, u gjet një sasi prej 600 kg lënde narkotike e dyshuar si kanabis sativa. Menjëherë dy personat u shoqëruan në ambientet e komisariatit të policisë së Korçës ku dhe u morën në pyetje. Ndërkohë që në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete, si dhe 10 aparate celulare. Burime nga policia thanë se agjentët e antidrogës rreth katër muaj më parë kishin siguruar informacione në rrugë operative në lidhje me aktivitetin kriminal të dy të rinjve. Menjëherë nisën hetimet për verifikuar informacionet duke mbajtur nën mbikëqyrje dy djemtë.

Pas të dhënave të siguruara për transportimin e sasisë së konsiderueshme të lëndës narkotike, policia organizoi një operacionin i cili përfundoi me bllokimin e 600 kg kanabis sativa. Nga hetimet e kryera dyshohet se lënda narkotike vinte nga Lazarati dhe kishte për destinacion tregun e brendshëm. Policia tha se po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes kriminale. Në ngarkim të Mariglen Topizu dhe Tomi Hila u mor masa e arrestit për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike”. Ndërkohë që para oficerëve të policisë, dy të arrestuarit nuk kanë pranuar të flasin pa praninë e avokatëve. Ata nuk kanë dhënë detaje rreth trafikimit të lëndës narkotike. 

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Ceremonia simbolike e çiftit të së njëjtës gjini në Tiranë, Kisha Ortodokse: E panatyrshmja nuk bëhet e natyrshme me dekrete ligjore

Ceremonia simbolike e çiftit të së njëjtës gjini në Tiranë, Kisha Ortodokse: E panatyrshmja nuk bëhet e natyrshme me dekrete ligjore