Bllokohen 798 kg drogë
në portin e Durrësit

Bllokohen 798 kg drogë<br />në portin e Durrësit
DURRES- Një sasi prej 797 kg drogë, e dyshuar si canabis sativa është sekuestruar teksa po tentohej të trafikohej drejt Italisë. Droga është sekuestruar në portin detar të Durrësit, mbrëmjen e së martës, më 26 dhjetor nga Struktura Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Durrës dhe ajo e Policisë Kufitare dhe Migracionit.

Policia bëri dhe arrestimin në flagrancë të drejtuesit të kamionçinës me të cilën transportohej lënda narkotike, Rejdi Furxhi. 33 vjeçari me banim në Durrës, u kap në flagrancë në pikën e kontrollit të mjeteve të Portit Detar në orën 21.00, të mbrëmjes së 26 dhjetorit. Ai po tentonte të udhëtonte ne drejtim te Italise me një nga tragetet e linjës Durres-Bari, me automjetin e tij tip kamionçine Benz, me targa AA 078 CC. Gjatë kontrollit të automjetit u gjet dhe u sekuestrua sasia prej 796 kg e 700 gr lëndë, e cila për nga ngjyra dhe karakteristikat ngjason me atë të bimës narkotike kanabis Sativa. Sasia e lëndës në fjalë rezultoi e ndarë në 427 pako të peshave 1, 3 dhe 5 kg secila.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë