TIRANE-Fluksi i aplikimeve për Lotarinë Amerikane ka bërë që faqja të bllokohet përkohësisht pas rënies së serverit.
/Shqiptarja.com
Pas dyndjes së aplikantëve faqja www.dvlottery.state.gov ka rënë.
Sipas njoftimit serverat kanë rënë dhe po punohet për mirëmbajtjen e faqes, ndërsa këshillohet që aplikuesit të provojnë sërish në një moment të dytë.
Nisur nga vitet e fundit edhe për këtë vit pritet që numri i shqiptarëve që do të aplikojnë për t’u larguar drejt Amerikës do të jetë i madh.
Aplikimet do të mbyllen me datë 7 nëntor 2017, ndërsa fituesit dalin në majin e vitit 2018.

Renia e serverit
dy.b/shqiptarja.com











