Ndjekje si në filma, kapet në Itali skafi me 2 ton kanabis dhe 2 shqiptarë, Tirana: S’u nis nga brigjet tona (VIDEO)

ITALI- Guardia di Finanza ka sekuestruar një skaf me rreth dy ton kanabis, ndërsa ka arrestuar dy shqiptarë. Sipas medieve italiane skafi ishte nisur nga Shqipëria, ndërsa operacioni ka nisur në mëngjes pas sinjalizimit se mjeti me dy motorë të fuqishëm po drejtohej drejt brigjeve të tyre.

Operacioni në det të hapur përshkruhet si në filma, ndërsa në ndjekje të skafit ka qenë edhe një helikopter. Pas ndjekjes për disa orë në det në fund shqiptarët janë prangosur dhe skafi është bllokuar në Vieste, Foggia. Dy shqiptarët e arrestuar janë; A.L. 38 vjeç dhe A.A 36 vjeç.

Por pas operacionit ka reaguar për mediat policia shqiptare, e cila deklaron se skafi me 1.7 ton kanabis nuk është nisur nga brigjet shqiptare, ndërsa shton se gomonia është pikasur nga Guardia di Finanza në zonën e Viestes në të njëjtin drejtim të ujërave kroate dhe dyshohet se doli nga andej.

Në muajin e fundit janë bllokuar disa gomone me kanabis nga policia italiane. Më 25 gusht në Brindisi u arrestuan dy vlonjatë dhe u sekuestruan 535 kilogramë marijuanë.

Ndërsa, më 30 gusht, një sasi prej 700 kilogramë marijuanë u tentua të trafikohej drejt Italisë, por u kap në kanalin e Otrantos dhe në pranga ranë sërish dy shqiptarë. 

Në datë 2 shtator u sekuestruan 550 kilogramë drogë po në Brindisi, që vinte nga Shqipëria.

Që nga fillimi i këtij viti, sipas të dhënave zyrtare, janë sekuestruar 15 mjete lundrimi, mbi 16 tonelata marijuanë dhe 37 skafistë janë arrestuar nga Guardia di Finanza.

DEKLARATA E POLICISE SHQIPTARE
Gomonia është sinjalizuar fillimisht nga Policia Kroate si e dyshuar në dalje nga ujërat e tyre territoriale.

Qendra Kombetare e Koordinimit (NCC) kroate dje rreth orës 22:30 ka njoftuar NCC italiane për një mjet të dyshimtë në dalje nga ujërat kroate.

Gomonia është pikasur nga Guardia di Finanza në zonën e Viestes në të njejtin drejtim të ujrave kroate.

Ne bordin e mjetit jane kapur 2 shtetas shqiptarë, A.L. 38 vjeç dhe A.A 36 vjeç, si dhe u sekuestrua rreth 1.700 kg kanabis.

Mjeti detar sipas hetimeve te deritanishme, nga policite e vendeve partnere, nuk eshte nisur nga brigjet shqiptare. Megjithate Policia e Shtetit po vijon shkembimin e informacionit me agjencite partnere per te hetuar mbi lidhjet e te ndaluarve si te perfshire ne kete veprimtari kriminale.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ana: 15/09/2018 10:56

    Po kjo ngarkese si ka mundesi qe qenka kapur pa bashkepunimin me policine shqiptare!!! Apo do dali me vone si lajm, sa te qartesohen gjerat...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja