Katër automjet luksoze janë bllokuar ditën e sotme nga Drejtoria e Doganave pasi ishin kontrabandë.  

Përmes kontrolleve të ushtruara, nga ana strukturave të Drejtorisë së Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u sekuestruan katër automjete të tipit Range Rover dhe Mercedes Benz.

Detyrimi doganor i shmangur për këto automjete arrin në vlerën 5.2 milionë lekë kurse vlera doganore e mallrave në shumën 200 mijë euro.

Sekuestrimi i automjeteve erdhi si rezultati i zbatimit të planit të veprimit në kuadër të betejës kundër informalitetin

Materialet e para hetimore iu referuan Prokurorise, prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, per konsumimin e vepres penale per “Kontrabande me mallra te tjere” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com