Policia e Tiranës ka arrestuar 30 vjeçarin Taulant Goli nga fshati Zdrajsh-Vërri i Librazhdit. I arrestuar po hetohej prej disa javës, pasi dyshohej për lidhje me veprimtarinë kriminale, konsiderohej me rrezikshmëri të lartë. Bëhej fjalë për një person të njohur për prirje radikale, gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dy mina C4 të telekomanduara. Raportohet se 30 vjeçarit, i është sekuestruar edhe një sasi prej 30 gramë kokainë.
Ai është arrestuar me akuzat “mbajtje pa leje e armëve, bombave apo minave ose lëndëve plasëse” dhe “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Operacioni për arrestimin e të dyshuarit u organizua rreth orës 16:30, pranë një lokali në zonën e Unazës së Re, në Tiranë, nga shërbimet e Komisariatit nr.6.
Në momentin që ka parë policinë, ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar menjëherë, duke u prangosur dhe vënë para drejtësië. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e Taulant Golit janë gjetur dy bombat me eksploziv C4, të montuara me celular, si dhe disa doza lëndë narkotike e llojit kokainë, me peshë totale rreth 30 gramë.
Sipas të dhënave të policisë, dy minat C4 të lidhura me telefon që komandohen në distancë do të përdoreshin për ngjarje kriminale. Policia është duke punuar për të zbardhur përfshirjen e personave të tjerë.

I arrestuari Taulant Goli
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com