Bllokohen objekte pa leje në
gjithë vendin, 24 vetë në hetim

Bllokohen objekte pa leje në<br />gjithë vendin, 24 vetë në hetim
TIRANË – Policia e shtetit është vënë në lëvizje për bllokimin e ndërtimeve të paligjshme në të gjithë vendin, duke marrë masa ndaj ndërtuesve.
 
Vetëm dje janë proceduar 24 persona dhe janë bllokuar edhe  ndërtimet e tyre në rrethet Malësi e Madhe, Pogradec, Devoll, Fier, Mat, Shijak, Lezhë dhe Elbasan.

Në Malësinë e Madhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për Ton R. dhe Valentin Gj. banorë të Razmës, pasi në zonën turistike ishin duke ndërtuar pa leje katër objekte.
 
Në Tiranë janë proceduar 2 persona Fari P. dhe Arben Xh. nga Kodër Kamza.

Në Shijak, ka filluar procedimi penal për Shkëlzen B. nga Durrësi, pasi në fshatin Sallmone ka ndërtuar një objekt pa leje. 

Në Mat, procedimi ka nisur për 31-vjeçarin Ismail K. nga Burreli, që ka ndërtuar aty një objekt pa leje. 

Në Elbasan është proceduar Shkëlqim R. pasi në lagjen “Haxhias”ka ndërtuar një banesë pa leje. 

Në Lezhë, është proceduar penalisht në gjendje të lire Gjin P. pasi është konstatuar duke ndërtuar një mur rrethues banese pa leje. 

Në Fier, hetimi ka nisur ndaj 32-vjeçarit Mikel Ç. pasi në fshatin Ferras është konstatuar duke ndërtuar pa leje në tokën e bashkëshortes.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet