Një masiv shkëmbor është shembur pas mesnate në aksin rrugor Burrel-Peshkopi.

Masivi shkëmbor i shembur e ka bërë të pamundur kalimin e makinave, duke izoluar qarkullimin rrugor.

Vendi ku është bllokuar kalimi nga gurët e rënë quhet “Shkëmbi kuq”, që prej mesnate rruga vijon të jetë e bllokuar.

Autoritet rrugore kanë zhbllokuar rrugën nga masivi shkëmbor që kishte paralizuar qarkullimin e makinave në këtë aks që lidh Burrelin me Peshkopinë.

Rruga është hapur me një korsi duke bërë të mundur lëvizjen me një drejtim, prej orës 06:45.

masiv shkembor
masiv shkembor

Redaksia Online
a.dr/Shqiptarja.com