Trafik i rënduar mbi 15 km në autostradën Fushë Krujë-Thamanë. Shkak janë bërë punimet që po kryhen në këtë aks për riparimin e pjesëve të dëmtuara nga një firmë ndërtuese.
Por duhet theksuar se shkaktare e kësaj situate alarmante është firma që po kryen punimet e cila nuk ka ndërmarrë ‏asnjë hap për sigurimin e lëvizjes normale të automjeteve.

Drejtues të shumtë të automjeteve shprehen se për të ardhur nga Thumana në Fushë-Krujë duhen të paktën 2 orë kohë, që në kushte normale kjo rrugë përshkrohet për 15 minuta.

Policia rrugore e Krujës është në vendngjarje por është e pamundur të kthejw normalitetin në këtë trafik të rënduar.

trafik me logo
(Trafiku i sotëm në aksin Fushë Krujë-Thamanë)

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)