FOTO/ Bllokohet në Durrës anija me 22.500 tonë naftë kontrabandë nga Rusia! U porosit nga kompania ‘IB Gaz’ në Elbasan! Ndalohen 22 anëtarë të ekuipazhit

DURRËS – 6 milje larg portit të Durrësit mbahet e bllokuar prej 4 ditësh anija çisternë "Grace Felix" me 22.500 ton naftë kontrabandë në bordin e saj. Anija kishte destinacion "Romano Port" ku do të shkarkonte ngarkesën për llogari të kompanisë shqiptare "Bella Gaz" me pronar Ilir Bellën. Autoritetet doganore dhe ato policore dyshojnë se nafta është me origjinë nga Rusia, ndaj po e mbajnë të bllokuar me dyshimet se ngarkesa shoqërohet me dokumente false.

Burimet thane se anija është ngarkuar në Azerbaixhan me naftë ruse në një kohë që drejtuesi i anijes deklaron se ngarkesa është marrë në portin grek të Kallamatës nga një tjetër anije çisternë.

“Bazuar në dyshime të arsyeshme se kjo sasi nafte e kishte origjinën nga vendet me embargo, siç është Rusia dhe nuk disponon dokumentacion të rregull u bë sekuestrimi i saj dhe i dokumentacionit të lundrimit të kapitenit, si dhe bllokimi i ekuipazhit me 22 marinarë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, bën të ditur policia.

 Aktualisht po kryhet verifikimi i dokumentacionit duke i kërkuar ndihmë edhe agjencive ligjzbatuese në Greqi. Dhe nëse do të vërtetohet, kjo do të ishte ngarkesa më e madhe e kontrabandës e kapur ndonjëherë në vendin tonë.  Anija "Grace Felix" është prodhuar në vitin 2008, ka një kapacitet prej 23.400 ton dhe është 185 metra e gjatë. Anija është me pronar gjerman dhe menaxhohet nga një kompani norvegjeze.

Në operacionin e koduar ‘Embargo’ për bllokimin e anijes, morën pjesë Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Policia Kufitare e Portit Durrës, Drejtoria e Antikontrabandës, autoritetet doganore të portit, roja bregdetare dhe Kapiteneria e Portit Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Operacioni u zhvillua pasi strukturat policore që operojnë në Durrës, veçanërisht Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Durres, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara muajt e fundit, me qëllim goditjen e kontrabandimit të naftës që vjen nga Libia e vende të tjera, kanë siguruar në vijimësi, përmes inteligjencës informative, informacione për një anije me flamur liberian që do të kontrabandonte një sasi shumë të madhe nafte.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet e thelluara, me qëllim dokumentimin sa më të plotë të kësaj veprimtarie të kunndërligjshme dhe për identifikimin e shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari, si persona fizikë apo juridikë.

 


Të dhënat, pozicioni detar i anijes

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:23
Cila është kompania ‘IB Gaz’ që porositi 22.500 tonë naftë të bllokuara në portin e Durrësit

Report Tv mëson se 22.500 tonë naftë në Portin e Durrësit ishin porositur nga “IB Gaz Tiranë Shqipëri”  me administrator Ilir Bella. Kjo kompani me qendër në Elbasan është krijuar në  janar 2016.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlonjati: 21/02/2023 09:24

    Pse nuk thua o g Gjemi qe mund te dale Rama sepse ai mendon shume per Ukrainen (Kastratin) ! Berisha mund ta bente po te ishte akoma ne pushtet apo ti si dhe Rama justifikoheni akoma me emrin e Berishes si fajtor per ç'do gje qe s'ju ecen !

    Përgjigju
  • Gjemi: 20/02/2023 13:32

    Shi kur te dali S te thote e kam blere naften nga rusia qe tja jap ukraines qe te bej luften e saj kundra rusise … sic ishte muhabeti me naften kontrabande ne jugosllavi qe ja shishte slobos per te perkrahur luften e uck ????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!