SHKODER - Dega e thesarit ne Shkodër ka bllokuar buxhetin për 4 komuna të rrethit të Shkodrës, atë të Bërdicës, Velipojës, Anës së Malit dhe Rrethinave, për një detyrim të pashlyer të ujësjellësit.

Kryetari i Komunës Berdicë, Besnik Brahimi ka reaguar ndaj këtij vendimi që sipas tij është me prapavije politike dhe po pengon mbarëvajtjen e aktivitetit te komunës se tij veçanërisht në sektorin e arsimit, në pajisjen e shkollave me lëndë drusore por dhe mjete të tjera të nevojshme.

Brahimi e ka cilësuar bllokimin e buxhetit një presion politik të këshillit të qarkut e mbi të gjitha të jashtëligjshëm pasi realisht ujësjellësi nuk është në administrim të këtyre komunave, që për me tepër që nga 2011 qeverisen nga Partia Socialiste.