DIBËR - Për më shumë se një orë është bllokuar këtë të shtunë bypassi i Murrizit në Rrugën e Arbrit, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

 Ka qenë një furgon pasagjerësh me një automjet tjetër që janë përplasur kokë më kokë dhe si pasojë radha e makinave në Rrugën e Arbrit ka shkuar rreth 3 kilometra në të dy kahet.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka ndodhur rreth orës 14.30 minuta.

Në vendngjarje pritet të shkojë policia e qarkullimit rrugor për të normalizuar qarkullimin e automjeteve të bllokuara në këtë aks.

Nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo.