Bankers Petroleum Ltd nisi sot herët në mëngjes mbylljen përkohësisht të prodhimit të naftës në Shqipëri për shkak të ndërprerjes të njoftuar më parë të aktivitetit të terminalit të Petroliferas Italo-Shqiptare në Vlorë.
 
Pezullimi i terminalit të eksportit gjatë javës së kaluar ka çuar në një mungesë të magazinimit të naftës së papërpunuar brenda portit por edhe në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës.
 
Kompania pret që pezullimi të hiqet në ditët e ardhshme, duke i lejuar Bankers të rifillojë operacionet.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)