Separatistët pro-rusë në rajonin lindor të Ukrainës, në Donjeck njoftuan se kanë bllokuar aksesin në Facebook dhe Instagram në territoret e rajonev e të kontrolluara prej tyre që prej vitit 2014, rajone të cilt përbëjnë Republikën Popullore të Donjeckut.
Në një deklaratë për shtyp të publikuar më 11 maj, Ministria separatiste e Komunikacionit deklaroi se ky vendim u mor “për të mbrojtur banorët e RPD nga informacionet e ndaluara që përbëjnë kërcënim për jetën e tyre.”
"Qasja ndaj rrjeteve sociale të Meta-s, Facebook dhe Instagram u bllokua në territorin e Republikës”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se ky vendim u mor për të parandaluar shpërndarjen e “pornografisë me të mitur, përmbajtjen që propagandon narkotikët, vetë-vrasjet dhe informacione të tjera të ndaluara, përfshi dhe përmbajtje me konotacione ekstremiste dhe terroriste”.
Kompania “Meta Plaforms Inc.”nuk ka dhënë ende asnjë koment mbi deklaratën, e cila vjen në kohën kur Rusia vazhdon të censurojë informacionet online mbi pushtimin e saj të paprovokuar në Ukrainë.
Rregullatori shtetëror rus i komunikacioneve bllokoi qasjen në Instagram menjëherë pas nisjes së pushtimit më 24 shkurt, dhe pasi Meta deklaroi se do të lejonte përdoruesit e mediave sociale në Ukrainë të postonin mesazhe si “Vdekje pushtuesve rusë”.
Rusia mban lidhje të ngushta me Donjeckun dhe një tjetër rajon në lindje të Ukrainës, Luhanskun, dhe ka mbështetur kryengritjet pro-ruse në dy rajonet separatiste, pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë mendoni se do të favorizojë votimi i emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme?
-
PS
67%
-
Opozitën
19.1%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 2820
Lajme të tjera
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Anijet e huaja do të mund të largohen nesër nga Mariupol! Zelensky: Na jepni armë të rënda për të ruajtur stabilitetin botëror
24 Maj, 07:39
-
Lufta në Ukrainë/Zelensky: Rikthimi i Krimesë do të kushtont qindra, mijëra vdekje! Burg përjetë për ushtarin e parë rus që kreu krime lufte
23 Maj, 07:33
-
Lufta/Franca: Do duhen 15-20 vjet që Ukraina të anëtarësohet në BE! Zelensky: Rusët po vjedhin grurin tonë, na ndihmoni të zhbllokojmë portet! Kryenegociatori rus: Moska gati për të vazhduar negociatat
22 Maj, 07:41
-
Bizneset marrin kredi në valutë për të importuar! BSH: Bankat refuzojnë kërkesat për kredi, shkak lufta! Rrisin kushtet e kreditimit e pasiguria
21 Maj, 20:42
-
Vladimir Putin dhe misteri i kokainës së zhdukur
21 Maj, 18:06
-
Lufta/ Moska: Mund të ketë shkëmbim mes ushtarëve të Azov me oligarkun pro-rus Medvedchuk! U ndalon hyrjen e mbi 900 amerikanëve në Rusi, mes tyre Biden dhe Blinken
21 Maj, 07:30
-
‘Dëgjon kush në këtë vend'?’ Braçe: Bota ‘dridhet’ nga katastrofa ushqimore, ne kënaqemi me jonxhë
20 Maj, 22:50
-
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg bisedë telefonike me Ramën: Diskutuam për mbështetjen ndaj popullit të Ukrainës
20 Maj, 22:03
-
Lufta/ Zelensky: Faza më e përgjakshme e luftës ka filluar! Vijojnë bombardimet në Luhansk! Mariupol: Nën rrënojat e tetarit qindra trupa të sjellë nga një varr masiv nga rusët
20 Maj, 07:38
-
Debati i hapur në Këshillin e Sigurimit, Xhaçka: Lufta në Ukrainë shkak i pasigurisë ushqimore, të veprojmë për ndalimin e tyre
19 Maj, 18:35
-
Putin krahason Kosovën me Ukrainën, Kurti: Injorancë
19 Maj, 16:16
-
Macja ‘Stepan’,fenomeni i Instagramit dhe Tik-Tokut merr çmimin e rëndësishëm (VIDEO)
19 Maj, 14:46