Bllokohet faqja e antikorrupsionit
Flora Çabej: Shkel privatësinë

Bllokohet faqja e antikorrupsionit<br />Flora Çabej: Shkel privatësinë
TIRANE- Vetëm pak ditë pas inaugurimit Ministria e Drejtësisë është detyruar të pezullojë shërbimin e ofruar në faqen e saj online për të mbledhur denoncime të qytetarëve kundër rasteve të korrupsionit mes gjykatësve. Urdhëri për të bllokuar faqen antikorrupsion është firmosur me datë 1 tetor nga Flora Çabej, Komisionerja për Mbrojtjen e të dhënave personale.

“Në respekt të frymës të zbatimit të ligjit – shkruan Ministria në faqen tashmë të bllokuar, e hapur për të mbledhur denoncime – jemi të detyruar që kundër vullnetit tonë të palëkundur në luftën kundër korrupsionit, të ndërpresim përkohësisht këtë shërbim”.
Prej 23 shtatorit, datë kur u hap, deri më 1 tetor, shërbimi online i ministrisë grumbulloi 39 denoncime, të gjitha të publikuara online. Ka të ngjarë, për këtë arsye, komisionerja e mbrojtjes të të dhënave personale, vendosi ta bllokojë.

Flora Çabej është emëruar në këtë detyrë në 2008 nga Kuvendi me votat e Partisë Demokratike. Edhe pse e diplomuar si Arkitekte, Flora Çabej, u bë pjesë e Gjykatës me një kurs gjashtë mujor, ku punoi për 12 vite. Gjatë periudhës së Qeverisë Nano u pezullua nga Gjykata, për tu riaktivizuar më pas nga Berisha në detyrën e re të rëndësishme që mban dhe sot.

Shkrimi u publikua sot (06.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë