Për më shumë se 30 minuta, qytetarë të shumë janë bllokuar sot me mjetet e tyre në “Rrugën e Kombit”, në aksin Kukës-Tiranë.

Shkak për bllokimin e këtij aksi rrugor mësohet se janë bërë punimet që po kryhen nga kompania koncesionare. Drejtuesit e automjeteve kanë deklaruar se bllokimi i rrugës është bërë 2 kilometra nga Tuneli i Kalimashit.

Aktualisht, lëvizja e mjeteve po bëhet me një korsi, duke krijuar një fluks të lartë në rrugë.  Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po përpiqet të normalizojë situatën e rënduar të trafikut. 

Nga ana e saj, kompania koncesionare po bën punime për rregullimin e “Rrugës së Kombit” dhe hapjen e një sheshi, ku do të vendosen trarë për marrjen e taksës së rrugës të gjithë mjeteve. 

[gallery]23850[/gallery]

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com