Në Gotull të Kurbinit është bllokuar mbrëmjen e sotme një zetor mbi të cilin ka qenë i ngarkuar një skaf plot me kanabis. Zetori po transportonte skafin gati për trafik. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie.

Sipas burimeve konfidenciale ka qenë policia kufitare e cila ka njoftuar për zetorin dhe skafin pasi iu zhduk pa gjurmë efektivëve.

Sasia e kanabisit ende nuk është peshuar, por nga të dhënat e para mësohet se është e konsiderueshme.