Bllokohet çanta me rreth 30 mijë paund në ‘Audi’ në portin e Durrësit, detaje nga operacionet

Bllokohet çanta me rreth 30 mijë paund në ‘Audi’ në portin e Durrësit, detaje nga operacionet

Foto ilustruese

Policia kufitare e Durrësit ka bllokuar dhe sekuestruar në port ditën e djeshme në dy raste mbi 30 mijë paund. Sipas policisë, fillimisht nga kontrolli në mjetin tip “Audi” që drejtohej nga 38-vjeçari me inicialet N.M. në çantë ju gjetën e bllokuan  një sasi  paund që nuk i kishte deklaruar.

Edhe rasti i dytë u regjistrua po dje, ku personave me inicialet B. M. dhe F. Gj. 32 vjeçe e 41 vjeç iu bllokuan sërish një sasi paund të padeklaruar. Policia kufitare nuk jep detaje për shumën që është gjetur dhe sekuestruar, por burime për Report Tv pohojnë se bëhet fjalë për mbi 30 mijë paund, që janë bllokuar, rreth 15 mijë në rastin e parë dhe 17 në të dytin.

Ende nuk dihet nëse dy rastet kanë lidhje me njëri tjetrin, ndërsa dosja ka kaluar në prokurorinë e Durrësit. Personat që kishin shumat e sekuestruara po ktheheshin nga Anglia, ndërsa janë marrë në pyetje për të deklaruar origjinën e shumës dhe janë liruar, ndërsa hetimet vijojnë.

Kujtojmë që pak javë më parë në portin e Durrësit u sekuestruan 3.4 milionë euro në dy makina tip ‘Toyota’, ndërsa porositësit janë ende në kërkim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tironci: 22/07/2018 10:53

    po rujn leket te shkretet dhe ja bllokojn keto k****t ketu hajdutet e m*tit

    Përgjigju
  • Emigrant: 22/07/2018 00:58

    Kujdes emigrante jo para ne shqiperi

    Përgjigju
  • DjemtEnvKrenAtdh: 21/07/2018 22:58

    Paskeni luftu krimin e paskeni mbyt...po leni robt të sjellin kursimet në shtëpi...kaq i bo kravata ketyne menerqeveritareve...

    Përgjigju
  • Me duket: 21/07/2018 22:25

    ..po deri ne 10000 Euro..,s"kane nevoje per Deklarim!..Do ti sjelli Njeriu Patriot kursimet e veta ne Shqiperu..,punon me rroge 2000 Euro ne muaj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu dërgohet te Trauma! U qëlluan 30 plumba ndaj tij, kontrolle në disa banesa në Vlorë (VIDEO)

Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu dërgohet te Trauma! U qëlluan 30 plumba ndaj tij, kontrolle në disa banesa në Vlorë (VIDEO)