Vlorë, bllokohet veliera me flamur amerikan dhe me 4 rusë e ukrainas në bord, dëshmia: Na mbaroi karburanti, po iknim në Mal të Zi (VIDEO)

VLORË- Një incident i pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në ujërat territoriale shqiptare, ku një velierë turistike ka shkelur kufirin tonë dhe për pasojë është ndaluar nga Roja Detare.

Veliera me flamur amerikan me emri 'Medusa Delawere' kishte në bordin e saj 4 shtetas rusë dhe ukrainas, të cilët pasi janë ndaluar janë marrë në pyetje nga autoritetet.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 4 të ndaluarit kanë deklaruar se 'ishin nisur nga Turqia në drejtim të Malit të Zi, por u ka mbaruar karburanti dhe kanë hyrë në ujërat territoriale shqiptare'.

Ndërkohë burime pranë autoriteteve portuale bëjnë me dije se ndalimi i velierës turistike është bërë pasi kanë hyrë në territorin shqiptar pa njoftim paraprak, duke konsumuar veprën penale të shkeljes së kufirit.

Aktualisht veliera me flamur amerikan ndodhet e ankoruar në portin e Vlorës deri në sqarimin e situatës, ndërkohë 4 pjesëtarët e ekuipazhit auzohen për shkelje të kufirit.

Veliera 'Medusa' me flamur amerikan

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/10/2020 22:47

    Shume e cuditeshme,ne fillim turku,pastaj francezi,tani keta sllavet.Sikur jemi ne Bermuda,te gjithe ketu pesojne avari,zhduken,apo mbeten pa gaz ?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro